Shprehim ngushëllime për vdekjen e babait të kryeministrit Haradinaj

0

Familjari i Dëshmorit dhe ish-Luftetari i luftes së UÇK “Avni Ukshini” nga Morina, ne emrin e familjes së tij dhe në emrin e gjithë familjeve te Dëshmorëve te Morinës, e ndan dhimbjen bashkë me familjen Haradinaj për vdekjen e babait te 3 Dëshmorëve z.Hilmi Haradinaj.

Në emrin e familjes tonë “UKSHINI” dhe në emrin e të gjith familjeve tjera te Dëshmorëve te Morinës, sot bashkarisht e ndajmë dhimbjen me juve për vdekjen e luftetarit të UÇK dhe të kontributdhënësit tonë kombëtar dhe babait te 3 Dëshmorëve z.Hilmi Haradinaj”, duke iu shprehur ngushllimet tona më të sinqerta familjes së juaj Heroike dhe gjith dashamirëve tjerë për vdekjen e baces Hilmi.

– I themi Lavdi bacës Hilmi për kontributet e tij qysh në vitet e 90 e deri sot që ia dha Kosovës dhe i lehtë i çoftë dheu i tokes tonë Dardane!
– U prehtë në paqe shpirti i tij bashkë me shpirtërat e Dëshmorëve te tjerë !