Shpresimi dhe Andrra e gëzojnë familjen shqiptare në Zvicër, pas plot njëzet viteve

INA
INA

16 Shtator, 2023

Para disa vitesh, bashkatdhetari Faik Rrafshi kishte bërë jehonë në mediat zvicerane pasi ishte bërë pronar i ri i ushqimores “Ömer`s Imbiss” në Aarau të Zvicrës.

Të gjithë klientët e ushqimores në fjalë janë të kënaqur dhe nuk kanë kurrfarë vërejtje në shërbimin dhe kualitetin e ushqimit. Tashmë, Faiku ka fituar një reputacion si gastronom me përvojë dhe ushqimet e tij janë shumë të kërkuara, që dëshmohen me komentet pozitive të klientëve të tij.

Mirëpo, në jetën private, ai dhe bashkëshortja e tij kishin një brengë të madhe, pasi përkundër jetës së lumtur bashkëshortore, atyre u mungonte përkëdhelja prindërore e ndonjë fëmije. Për njëzet vite me radhë, ata asnjëherë nuk e humbën shpresën se Zoti një ditë do t`i gëzojë edhe ata me frutin më të ëmbël në këtë jetë, lindjen e ndonjë fëmije.
Dhe më në fund, durimi i tyre u shpagua, pasi Faiku ka bërë të ditur se këtyre ditëve, saktësisht më 12 shtator, çifti bashkëshortor u bënë prindër të dy bineqëve të bukur e gazmorë. Për të përçuar një mesazh shumë domethënës për çiftet që kanë histori të ngjashme si të familjes Rrafshi, fëmijët ata i pagëzuan me emrat Shpresim dhe Andrra. Pra, asnjëherë nuk duhet humbur shpresat dhe në këtë drejtim ëndrra është shoqëruesi më i mirë.

Enkas për portalin Shtegu.com, Faiku rrëfen peripecitë që i kishte përjetuar gjatë njëzet viteve të mundimshme duke i provuar të gjithë mundësitë që ekzistojnë për t`ia arritur qëllimit. Dhe për fat të mirë, zgjidhja e problemit ishte në një spital të Tiranës, të cilin familja Rrafshi e falënderon pa masë. Familjes Rrafshi i urojmë shëndet e lumturi, ndërsa bineqëve një jetë të gjatë e të lumtur pranë më të dashurve.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

nefail maliqi

Zyrtare, Zvicra bëhet me 300.000 shqiptarë

Dioguardi vjosa osmani

Presidentja Osmani dekoron me Urdhrin e Lirisë, ish-kongresistin, Joe DioGuardi dhe aktivisten Shirley Cloyes DioGuardi

Norvegjia

Norvegjia është jetë për ballkanasit, ja sa janë rrogat dhe profesionet më të paguara?

dashnim hebibi

Në tre librat e rinj të Dashnim Hebibi, do të gjeni veten të pasqyruar në petk fisnikërie

policia italiane

Vritet me kaçavidë shqiptari në Itali, autor i ngjarjes një bashkatdhetar (FOTO)

zvicer-1

I dënuari për racizëm ndaj shqiptarëve mund të zgjedhet kancelar federal i Zvicrës

us viza visa

Viza amerikane, 26.29% e aplikimeve nga Maqedonia janë refuzuar nga SHBA vitin e kaluar

zvicer-policia

“Për të mirën e taksapaguesve” – politikani zviceran e parkon veturën në zonën e ndaluar

gjermani jeta

53 mijë qytetarë të Maqedonisë vitin e kaluar janë shpërngulur në Gjermani

INFO

NA NDIQ