“Shpronësimi” në Tetovë, amullia vazhdon tutje

Picture of Iliria News Agency
Iliria News Agency

18/01/2023

Lufta e Komunës së Tetovës me palën që iu shpronësua toka, nuk ka fund. Pas zbrazjes së buxhetit në emër të vonesave të kamatës me 1.1 milionë euro, tani komuna rrezikon të mbetet edhe pa 500 mijë euro të tjera.

“Edhe më tutje amullia vazhdon. Ne kemi kërkuar nga përmbaruesi dhe ministria e Financave që të na informojnë se a është përmbyllur pagesa për këtë lëndë, por ende nuk kemi përgjigje zyrtare. Disa thonë po është mbyll disa thonë se ka ende kamata për tu llogaritur që mund të shkojnë deri në 500 000 euro, pra ende nga Ministria s`ka përgjigje por as edhe nga përmbaruesi i cili e ka obligim ligjor që me përmbylljen e përmbarimit ta informojë komunën dhe të sjellë raportet e fazave të përmbarimit por deri më sot nuk ka një përgjigje të tillë”, tha Bilall Kasami. Kryetar i komunës së Tetovës.

Ndërkohë menjëherë pas tërheqjes së shumës së parë të parave nga pronari i tokës, komuna e Tetovës kërkoi nga Gjykata që të përcaktojë masë të përkohshme deri në zgjidhjen e rastit, por një vendim i tillë nuk u miratua asnjëherë. Kështu, pala e cila për një tokë që vlente vetëm 50.000 euro, ka tërhequr më shumë se 1 milion euro.

“Fillimi i marrjes së parave nga buxheti i komunës ka filluar në dhjetor të 2021, dhe asokohe të gjitha mjetet që kanë qenë në xhirollogari të komunës janë marrë nga përmbaruesi pra 13 milion denarë. Dhe në vitin 2022 gjithsej janë marrë 53 milion denarë, pra në total për dy vite janë marrë 66 milion denarë apo 1.1 milion euro”, u shpreh Bilall Kasami. Kryetar i komunës së Tetovës.

Sipas Kasamit, rreziku më i madh është tani se, edhe po të marrë gjyqi vendim të ri në favor të komunës që pala t`i kthejë paratë, duke u bazuar në faktin se bisedohet për person fizik, do të jetë tejet problematike që komuna t`i kthej këto para. Kasami apelon që rasti të hetohet, sepse sipas tij, në këtë rast janë të përfshirë më shumë njerëz, të cilët me qëllim kanë shmangur ankesat në vendimet që janë marrë, me qëllim që shuma e përfituar të jetë sa më e madhe. /Alsat

TË FUNDIT
5 orë
Cana kundër, por Duka nuk heq dorë për organizimin e “Euro 2027” me Serbinë për moshat U21
5 orë
Arben Taravari: Ta mbështesim fuqishëm Muharrem Salihun për eurodeputet
7 orë
Kurti me kandidatët e PVD-së nga Lugina e Preshevës në Prishtinë: Të dielën votoni për ndryshimin!
7 orë
Mediat serbe propagandë shtrembëruese për pikat turistike shqiptare, duke i quajtur si serbe (FOTO)
7 orë
Geer: Qeveria e re ta vazhdojë rrugën europiane të vendit

ME TE LEXUARA

21 orë
Paradite mot me diell, pasdite shi i rrëmbyeshëm lokal dhe bubullima
10 orë
VMRO-DPMNE: Kacarska ka lënë një faqe të zezë në historinë e Gjykatën Kushtetuese
18 orë
Memeti do të tërhiqet nga Këshilli i Prokurorëve, lajmërohet se nuk do shkoj në mbledhje
15 orë
Ahmeti: Nuk ka arsye për të shkarkuar Artan Grubin, Fatmir Besimin e Nazim Bushin nga postet partiake
21 orë
Kroacia mund ta marrë përsipër ngritjen e padisë kundër Serbisë për gjenocid në Kosovë?
9 orë
Qeveria e re do të shtohet me ministri të reja
17 orë
Kasami: Fronti Evropian të luaj rol konstruktiv në opozitë

LEXO MË SHUMË

IMG_2557

Cana kundër, por Duka nuk heq dorë për organizimin e “Euro 2027” me Serbinë për moshat U21

IMG_2555

Arben Taravari: Ta mbështesim fuqishëm Muharrem Salihun për eurodeputet

albin kurti prishtine

Kurti me kandidatët e PVD-së nga Lugina e Preshevës në Prishtinë: Të dielën votoni për ndryshimin!

shkodra

Mediat serbe propagandë shtrembëruese për pikat turistike shqiptare, duke i quajtur si serbe (FOTO)

dejvid daviv gir geer

Geer: Qeveria e re ta vazhdojë rrugën europiane të vendit

IMG_2550

Visar Ademi: Për fat të keq në 20 vitet e kaluara politikanët shqiptarë më tepër kanë shikuar llogaritë e tyre bankare se sa të drejtat tona

Ministria-e-Drejtesise_1-780x470-1

Ministria e Drejtësisë: Dënojmë gjuhën denigruese të VMRO-së ndaj institucioneve shtetërore

qeveria-750x430

Qeveria e re do të shtohet me ministri të reja

vmro

VMRO-DPMNE: Kacarska ka lënë një faqe të zezë në historinë e Gjykatën Kushtetuese

INFO

NA NDIQ