“Shpronësimi”, Prokuroria hedhë poshtë padinë e Komunës së Tetovës

Picture of Iliria News Agency
Iliria News Agency

17/01/2023

Prokuroria e Ndjekjes së Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka hedhur poshtë padinë e komunës së Tetovës për lëndën që ka të bëj me shpronësimin e tokës, proces ky i filluar në vitin 1988. Refuzimi i padisë është bërë me arsyetimin se kjo Prokurori nuk ka kompetenca për të vepruar, pasi dëmi i shkaktuar nuk është ndaj buxhetit të shtetit, por të komunës.

“Pas njoftimit me lëndën, prokurori përgjegjës i lëndës, dërgoi kërkesë në Komunën e Tetovës, me qëllim verifikimin nëse është shkaktuar dëm mbi buxhetin e Komunës së Tetovës apo buxhetin e shtetit. Mbi bazë të përgjigjes së kthyer nga komuna e Tetovës, u vërtetua se bëhet fjalë për dëm të buxhetit të Komunës, ku Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, nuk ka kompetenca për të vepruar. Prokurori i lëndës hodhi poshtë padinë e ngritur vetëm për pjesën për të cilën ka kompetenca për të vepruar, apo për pjesën e veprës penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe kompetencave”, edhe atë për pikën e pestë të Nenit 353 që ka të bëj me procedurën e tenderimeve publike apo të dëmtimit të mjeteve nga Buxheti i shtetit, nga fondet publike”, theksojnë nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit.

Pas refuzimit të padisë, komuna e Tetovës është ankuar në Prokurorinë e Lartë, nga ku edhe pritet vendimi për delegimin e lëndës në Prokurorinë e Tetovës. Për dallim nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, e cila ka vepruar në kohë me padinë e ngritur nga Komuna e Tetovës, nga Gjykata e Apelit në Gostivar, nuk ka ende një vendim të prerë mbi ankesat e komunës së Tetovës, tash e dhjetë muaj. Nga komuna e Tetovës janë ankuar se vonesat kanë bërë që pala, për një tokë të nacionalizuar në vitin 1998 e cila është vlerësuar vetëm, 50 000 euro, në emër të kamat dënimeve, deri më tani, komunës t’i marrë nga buxheti i saj, 1.1 milion euro./Alsat

TË FUNDIT
1 orë
Taravari: Shqiptarët do të kenë kryeparlamentarin e gjashtë ministri (VIDEO)
1 orë
Salihu mbështetje nga bashkëatdhetarët në Padova
3 orë
Ilir Meta: Ja pse e mbështeta VMRO-DPMNE-në?
3 orë
VLEN: Ali Ahmeti e ka humbur kontrollin, i bëjmë thirrje të bëhet opozitë konstruktive
5 orë
Gashi për bisedimet me VMRO-në për qeveri: Bukur mirë, në rrugë të mbarë

ME TE LEXUARA

11 orë
Radev: Rruga e Maqedonisë për në Bruksel kalon nëpër Sofje
11 orë
Aksident në Kërçovë, 5 të lënduar
11 orë
Deputetja shqiptare do ta udhëheq seancën konstituive të përbërjes së re parlamentare
9 orë
Fronti Europian mund t’i humbë dy deputetë? Ahmeti: I dimë në detaje marrëveshjet në podrumet e kuqe
7 orë
Presidentja e sapozgjedhur nisi me zgjedhjen e stafit, sa kuadro shqiptare do jenë?!

LEXO MË SHUMË

Arben Taravari

Taravari: Shqiptarët do të kenë kryeparlamentarin e gjashtë ministri (VIDEO)

IMG_2207

Salihu mbështetje nga bashkëatdhetarët në Padova

meta

Ilir Meta: Ja pse e mbështeta VMRO-DPMNE-në?

vlen gashi kasami mexhiti taravari

VLEN: Ali Ahmeti e ka humbur kontrollin, i bëjmë thirrje të bëhet opozitë konstruktive

Screenshot-31

Gashi për bisedimet me VMRO-në për qeveri: Bukur mirë, në rrugë të mbarë

IMG_2195

Kurti priti krerët e koalicionit VLEN, i uroi për fitoren dhe rezultatin zgjedhor

Gordana Siljanovska Davkova

Presidentja e sapozgjedhur nisi me zgjedhjen e stafit, sa kuadro shqiptare do jenë?!

Screenshot_2024-05-18-15-32-20-219_com.android.chrome-edit

Fronti Europian mund t’i humbë dy deputetë? Ahmeti: I dimë në detaje marrëveshjet në podrumet e kuqe

IMG_2192

Deputetja shqiptare do ta udhëheq seancën konstituive të përbërjes së re parlamentare

INFO

NA NDIQ