Shqetësimet e biznesit shpalosen në takimin e OEMVP me VMRO-DPMNE. Tatimi solidar i dëmshëm për ekonominë

ina-online
ina-online

24/07/2023

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sot ka zhvilluar takim me krerët e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore (OEMVP), ku u prit nga kryetari Mendi Qyra dhe anëtarë të tjerë.

Në këtë komunikatën e OEMVP thuhet se qëllimi i këtij takimi ishte të shtjellohen çështje të ndryshme ekonomike për sa i përket politik bërjes në vend, ku në fokus ishin iniciativat për reformat tatimore por edhe të tatimit solidar, iniciativë kjo e cila për momentin gjendet në kuvendin e RMV-së e që pritet të kalojë me procedurë të shpejtë.

OEMVP njoftoi se në këtë takim prezantoi komplikimet të cilat këto iniciativa e sidomos kjo e fundit sjell mbi ekonominë vendore duke i penalizuar kompanitë të cilat kanë realizuar fitim në vitin 2021, dhe atë në mënyrë retroaktive e cila gjithashtu është edhe kundër kushtetuese sipas nenit 52 paragrafit 4 të Kushtetutës së RMV-së.

“Sipas analizave të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, në bazë të asaj që është thënë nga përfaqësuesit e institucioneve bartës të këtij procesi, 76.4 milion euro të cilat do të inkasohen në arkën shtetërore, do të jenë barë për mbi 200 kompani vendore, e që mesatarisht ata do të duhet të paguajnë shtetit nga mbi 380 mijë euro. Këto mjete, sigurisht që janë pjesë e programeve të kompanive për investim, por Qeveria këto mjete ua merr duke u pamundësuar të realizojnë këto investime të cilat janë nga rëndësia esenciale sidomos në këtë periudhë post krizash, ku ekonomia jonë përballet me shumë probleme nga më të ndryshmet.

Ndër tjerash, u diskutua edhe mbi aspektin e ushtrimit të pushtetit lokal sidomos në prizmin e të bërit biznes, ku shumë kompani përballen me pengesa nga më të ndryshmet e sidomos ato të sektorit të ndërtimtarisë. Gjithashtu, u bisedua edhe për mungesën e fuqisë punëtore, ku OEMVP prezantoi pikëpamjet e saja mbi eliminimin e problematikës së shpërnguljes të të rinjve, ku si pikë e parë duhet të jetë ulja e kontributeve të pagave me qëllim që të jemi më konkurrues me paga më të mëdha për fuqinë punëtore, si dhe rritja e kuotave të importimit të fuqisë punëtore në 15.000 punëtore në vit, ngase sektori i biznesit ka mungesa të konsiderueshme. Konkurrenca jo lojale dhe ekonomia gri ishin tema tjera të cilat u shtjelluan, dhe se OEMVP potencoi që është partner me gjithkënd që lufton kundër këtyre dukurive të cilat po zbehin potencialin ekonomik të vendit tonë, por edhe ndikojnë fuqishëm në stimulimin e largimit të të rinjve nga vendi.

OEMVP si institucion i pavarur i themeluar nga biznesi për mbrojtje të interesave afariste në vend, vazhdon realizimin e takimeve të punës me akterët relevant të vendit, si pjesë e programit të saj për zhvillim dhe rritje ekonomike nëpërmjet ndihmesës së biznesit”, thekson Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore. (INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

besim-hoda

Hoda: BDI i ka harruar ushtarët e UÇK-së

Talat Xhaferi3

Talat Xhaferi: Ja deri kur dhe si do të jem si kryeministër

f4369ab0-8bde-455d-8ade-31568e4496cf

Artisti Mustafa Imeri-Tafa i bashkangjitet Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhitit

Screenshot_2023-12-11-16-52-33-840_com.instagram.android-edit

Luizi fillon një projekt të madh në Shkup (video)

Jeton Shaqiri

Shaqiri: Rasti me shkollën në Çashkë tregon se ende nuk mundemi të flasim për integrim ndëretnik në arsim

fatmir mexhiti

Mexhiti: Brenda 6 muajve do të bashkohen klinikat, nuk do të ketë 66 drejtor dhe 33 këshilla drejtues

artan grubi

Grubi: Po përparon procesi i ndërtimit të objektit të Teatrit dhe Bibliotekës së Tetovës

Ministria-e-Drejtesise_1-780x470-1

Janë përgatitur ndryshimet e kodit zgjedhor, Ministria e Drejtësisë jep detaje

evn-fatura

A do të shtrenjtohet rryma pas 1 janarit

INFO

NA NDIQ