Shqetësimi për Medvegjën, ambasadori shqiptar në Kosovë takoi asambleistin Salihu

0

Ambasadori i Shqipërisë në Prishtinë, Qemal Minxhozi sot ka pritur në një takim asambleistin e komunës së Medvegjës dhe afaristin, Muharrem Salihu. Ambasada shqiptare ka informuar mbi takimin duke nënvizuar se theksi i veçantë ka qenë mbi gjendjen e shqiptarëve dhe kthimin e domosdoshëm të adresave të pasivizuara të shqiptarëve në Medvegjë. Salihu ka theksuar se ambasadori Minxhozi ka ndarë shqetësimet lidhur me zhvillimet në Medvegjë, duke shprehur gatishmëri për të dhënë kontributin e tij.
“I lumtur të takoja sot në Prishtinë, shkëlqesinë e tij, ambasadorin shqiptar, z. Qemal Minxhozi. Biseduam për gjendjen e rëndë të shqiptarëve në Serbi, veçanërisht në Medvegjë, respektivisht për kthimin e adresave të pasivizura, dukuri me të cilën po persekutohen shqiptarët autokton, kryesisht nga Jugu i Serbisë.”, theksoi asambleisti Salihu. (INA)