Shqip në Filadelfia/ “Gjuha Jonë” mirëpret 80 nxënës në bankat e shkollës

Picture of ina-online
ina-online

18/09/2024

Gjuha shqipe jehon edhe përtej Adriatikut, jo vetëm prej emigrantëve që kanë vendosur ta ndërtojnë jetën atje, por edhe nga pasardhësit e tyre.

Dhe nuk janë pak, por të paktën 80 nxënës do të frekuentojnë ambientet e shkollës shqipe “Gjuha Jonë”, në Filadelfia të SHBA-ve, teksa regjistrimet përfunduan të dielën e 15 shtatorit, në ambientet e reja të shoqatës “Bijtë e Shqipes”, e cila ushtron aktivitetin e saj patriotik prej më shumë se 20 vitesh, për të promovuar vlerat e kombit shqiptar.

Emocionet e vogëlushëve përcillnin edhe shpresën se gjuha e rrënjëve të tyre, do të jetojë me ta, pavarësisht se disa prej kan lindur në SHBA.

“Librat janë përgatitur nga Diaspora, të përshtatur për fëmijët që jetojnë këtu dhe 6 mësuese tashmë janë gati të mirëpresin nxënësit, të cilët do të ndahen në 5 klasa.

Mësimi në këto ambiente do të zhvillohet çdo të dielë, nga ora 10 deri në 13.00 dhe online nga ora 16.00 deri në 18.00, për fëmijët që nuk kanë mundësi të frekuentojnë ambientet tona.

Shpresojmë ta përmbushim me dinjitet misionin fisnik të mësuesit, në mënyrë që fëmijët tanë të njihen gjerësisht me traditat, kulturën, zakonet dhe gjuhën tonë të bukur” – thotë Rudina Bani, mësuese dhe nënkryetare e shoqatës “Bijtë e Shqipes”.

Ndërkaq, kryetari i saj, Dritan Matraku, falenderoi prindërit, të cilët kanë vendosur të mos i shkëpusin lidhjet me gjuhën amtare, duke ua përcjellë fëmijëve, si një vlerë të shtuar për komunitetin shqiptar që banon atje.

“U uroj nxënësve një vit të mbarë shkollor dhe shumë suksese në rrugën e tyre drejt dijes për vlerat e pamata të kombit tonë”-shtoi ai.

TË FUNDIT
1 orë
Në shkollën fillore të Moranës vazhdon bojkotimi i mësimit
6 orë
Nënshkruhet granti evropian, rreth 50 shkolla do të pajisen me sisteme fotovoltaike diellore
23 orë
Ndërroi jetë akademiku Tahir Emra, një nga piktorët më të shquar të Kosovës
24 orë
Shqiptarja tregon historinë e dashurisë me djalin nigerian: Në fillim familjarët përjetuan një “shok kulturor”
1 ditë
Vritet në sy të djalit të tij 37-vjeçari shqiptar në Itali

ME TE LEXUARA

Vritet një tjetër shqiptar në Spanjë, “Audi” i zi e braktisi para derës së spitalit
1 ditë
Vritet në sy të djalit të tij 37-vjeçari shqiptar në Itali

LEXO MË SHUMË

moran shkolla

Në shkollën fillore të Moranës vazhdon bojkotimi i mësimit

Shkolla Vizbeg

Nënshkruhet granti evropian, rreth 50 shkolla do të pajisen me sisteme fotovoltaike diellore

IMG_8786

Ndërroi jetë akademiku Tahir Emra, një nga piktorët më të shquar të Kosovës

shqiptarja nigeriani artjona temitope

Shqiptarja tregon historinë e dashurisë me djalin nigerian: Në fillim familjarët përjetuan një “shok kulturor”

itali policia vrasje

Vritet në sy të djalit të tij 37-vjeçari shqiptar në Itali

policia-1-1-1392x766

Vritet një tjetër shqiptar në Spanjë, “Audi” i zi e braktisi para derës së spitalit

xhamia grenchen zvicer

Vandalizohet dhe plaçkitet xhamia në Grenchen të Zvicrës

zvicra

Naim Dina u zgjodh asamblist në qytetin Renens të Kantonit Vaud (FOTO)

zgjedhje vota

Diaspora në votimet e 2025: Pjesëmarrja e secilit ndikon në të ardhmen e vendit

INFO

NA NDIQ