Shqipëri, 4 viktima dhe 92 raste të reja me koronavirus

0

Në Shqipëri janë regjistruar 92 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe 4 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e përditshëm të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, është bërë e ditur se numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në Shqipëri është rritur në 5.197 dhe numri i të vdekurve në 154.

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë realizuar 507 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19 dhe rastet më të larta janë regjistruar në Tiranë.

Sipas të dhënave të ministrisë, në 24 orët e fundit janë shëruar 53 qytetarë, duke e çuar në 2.883 numrin e të shëruarve.

Në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 40.699 testime, ndërsa Instituti i Shëndetit Publik vazhdon punën në terren për rastet e dyshuara me koronavirus.