Shqipëri: 780 raste të reja dhe 6 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë në vendin tonë njofton se në 24 orët e fundit janë regjistruar 780 raste pozitive me Covid-19 pas kryerjes së 4022 testimeve.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 gjashtë qytetarë: një qytetar nga Tirana 61 vjeç, një qytetar nga Elbasani 65 vjeç, një qytetare nga Fieri 66 vjeç, dy qytetarë nga Vlora 68 dhe 75 vjeç dhe një qytetar 80 vjeç nga Berati.

Janë 12.789 pacientë aktivë në gjithë vendin ndërsa në spitalet Covid po marrin trajtim 224 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar 757 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 147,584 që nga fillimi i epidemisë.