Shqipëri: Opozita në protestë para Kuvendit

Picture of INA
INA

06/06/2024

Opozita në Shqipëri ka vijuar protestat sot para selisë së Kuvendit, ku po mbahet mes debatesh seanca plenare e radhës.

Protestuesit u kanë vënë flakën gomave para Kuvendit, teksa akuzonin qeverinë si të lidhur me trafikantë droge.

“Të shpëtojmë Parlamentin nga narkodeputetët, të shpëtojmë vendin nga narkoqeveria. Opozita i del zot çdo qytetari të tij. Rama ik”, ishin thirrjet e protestuesve.

Policia e Shtetit mori masat për mbarëvajtjen e protestës ndërsa efektivë u rreshtuan në hyrjen përpara Kuvendit. Deputetët hynë në sallë përpara nisjes së protestës duke shmangur përplasjet.

Fillimisht protestuesit kanë shtyrë policinë, e më pas kanë hedhur, përveç molotovëve, edhe gurë në drejtim të tyre. Protestuesit hodhën edhe fruta në drejtim të policisë.

Ish-deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, mori fjalën në protestë ku u shpreh se beteja e opozitës nuk do të ndalet derisa të rrëzohet kjo qeveri.

“Ky është një regjim i mbështetur në drogë, krim dhe korrupsion. U takon qytetarëve të marrin në dorë fatet e tyre. Të nderuar policë, hapni rrugën për qytetarët. Nuk keni përballë jush asnjë deputet të inkriminuar, asnjë ministër, ata i keni në qeveri. Bashkohuni me protestuesit”, tha Këlliçi.

Protesta e opozitës ka vijuar me përplasje të forta me policinë, ndërsa protestuesit u përpoqën të heqin kordonin e krijuar nga uniformat blu. Pamjet nga protesta tregojnë për përplasje fizike mes protestuesve dhe policisë.

Anëtari i Rithemelimit, Klevis Balliu, u përplas me policinë ndërsa iu bashkua protestuesve në përpjekjen për të çarë kordonin e sigurisë.

Policia ka pasur gati mjetet e hedhjes së ujit për shpërndarjen e protestuesve në rast të përshkallëzimit të përplasjeve.

Përplasjet kanë vijuar edhe pas djegies së gomave, ndërsa ka pasur përplasje fizike me Policinë.

Protesta u thirr nga Rithemelimi pas episodit të dytë të RAI 3 për Shqipërinë.

TË FUNDIT

SHBA nis evakuimin e stafit nga ambasada në Izrael

Incident në Linz, makina 15 tonëshe shtyp shtetasin nga Maqedonia

Me fjalë përmbyllëse, vazhdon gjykimi kundër Merkos për emërim të drejtorëve në katër shkolla

Mot me diell dhe i nxehtë, pasdite i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima

Kuvendi mblidhet sot në tentimin e 34-të për daljen nga kriza politike

Egli zhvendoset përfundimisht në Kosovë, tregon arsyet personale pas vendimit

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË