Shqipëri, qeveria e re bëri betimin para Presidentit të Republikës

Në Tiranë, Qeveria e re socialiste bëri betimin para Presidentit të Republikës, në një ceremoni zyrtare, ku kabineti mori dekretet e mandatit të tretë.

Shumica socialiste fitoi zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit dhe sot nisi punën qeveria e re, ku 12 prej ministrave, ose 3 të 4 e kabinetit janë zonja,

Menjëherë pas betimit, qeveria u përshëndet nga përfaqësuesit e diplomacisë amerikane dhe asaj europiane.

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, uroi kryeministrin Edi Rama përmes një mesazhi në Tuiter, ku theksoi se “SHBA mezi pret të punojë intensivisht me Shqipërinë për të forcuar demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin” gjatë këtij mandati të tretë, që ajo e quajti historik.

Ndërsa ambasadorit të BE-së, Luigi Soreca, u shpreh në mesazhin e tij se se “Brukseli priste që integrimi në Bashkimin Evropian dhe reformat, përfshirë sundimin e ligjit, të zënë një vend të rëndësishëm në axhendën e qeverisë së re”.

Pas ceremonisë së betimit, qeveria zhvilloi edhe mbledhjen e parë zyrtare, ndërsa Partia Demokratike e opozitës shpërndau një mesazh përmes rrjeteve sociale, ku theksohej se socialistët kanë qeverinë më të korruptuar në Ballkan, që mbështetet tek bota e krimit, drogës dhe trafiqeve, kundër interesave të shqiptarëve.