Shqipëri, rreth 600 mjekë dhe personel mjekësor deri tani kanë marrë vaksinën e Pfizer

I ftuar në Open, drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj u shpreh se aktualisht janë rreth 600 persona personel mjekësor që kanë marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer.

‘Deri tani kanë marrë dozën e parë 600 persona personal mjekësor. Për sa i përket vonesës së vaksinës kjo po ndodh në të gjithë botën. Pfizer ka bërë deklaratë që do të rinivojë teknologjinë e prodhimit të vaksinave dhe për këtë fillimisht do të ketë një ulje të dozës së prodhimit.

Kjo deklaratë ka qenë që para 1-2 muajsh. Ka qenë e pritshme kjo vonesë që po ndodh në të gjithë botën. Nuk mund të bëhet krahasimi me Greqinë dhe Kroacinë sepse ata janë vende të Bashkimit Europian.’- tha Brataj.

Kujtojmë se kaksinimi nisi 15 ditë më parë dhe ritmet e tij po ecin me ritme mjaft të ngadalta, kjo dhe si pasojë e mungesës së vaksinave për shkak të vonesave nga kompania Pfizer.