Shqipëri – Serbi bashkë në futboll, veprimtari shqiptaro – amerikan reagon ashpër

Picture of ina-online
ina-online

01/10/2024

Lajmi se Shqipëria dhe Serbia do të organizojnë së bashku Kampionatin Evropian të Futbollit të U-21 për meshkuj në vitin 2027 ka nxitur reagime dhe ka shkaktuar pakënaqësi të shumta në opinionin mbarë shqiptarë.

Në lidhje me këtë çështje, në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka folur Hafiz Shala, veprimtar i çështjes shqiptare në SHBA dhe njëherit anëtar i Bordit Ekzekutiv të Ligës Qytetare Shqiptaro – Amerikane.

Shala ka ftuar për botjtkotim gjithë-shqiptar të organizimit të evropianit në futboll U-2,1 Shqipëri -Serbi në vitit 2027.

Kjo pasi sipas tij, ky veprim është një paralajmërim për themelimin e një Federate të Shqipërisë me Serbinë

“Ky dakordim dhe propozimi i themelimit të Republikës se shtetit Bektashi në Shqipëri, janë ngjashëm me ato të Esat Pashë Toptanit me Nikolla Pashqin me 1914 në Nish. Me këto thika pas shpine të krye narko-diktatorit, tradhtarit dhe vasalit serb, Edvin Kristaqoviq Ramoviqi, i cili është i vetmi i këtij soji në historinë kombëtare shqiptare. Kujtojmë se ai, me shumë iniciativa nga Nishi, simbol i bashkëpunimit të tradhtarëve, pasqyron një përkushtim të ngjashëm me atë të Esat Pashë Toptanit. Kjo është një paralajmërim për themelimin e një Federate me Serbinë, e cila u vërejt gjithashtu në nisma të tjera si “Ballkani i Hapur”, i cili dështoi duke e izoluar dhe eliminuar Republikën e Dardaniës, ashtu si marrëveshja e vitit 2018 mes Vuçiqit, Ramës dhe Thaçit për korrigjimin ose ndarjen e kufijve në veri, me bekimin e ish-presidentit Donald Trump në Zyrën Ovale. Prandaj, Serbia, Shqipëria, Rusia, Hungaria, Irani, Kina, Koreja e Veriut dhe disa shtete të Evropës po investojnë, lobojnë dhe ndihmojnë ardhjen e tij në pushtet”, ka deklaruar Shala për “Bota sot”.

Veprimtari shqiptaro amerikan ka theksuar se kryeministri Edi Rama nuk karakterizohet me asnjë veçori kombëtare e njerëzore të një njeriu normal.

“Tifozëve shqiptarë të Dardanishës, ju bëj thirrje dhe i ftoj edhe ata nga trojet e tjera ku jetojnë shqiptarët dhe në diasporë, që të bojkotojnë këtë organizim me përkrahje, pjesëmarrje dhe në të gjitha format e tjera, duke i treguar kombit dhe vasalëve të Serbisë se po shkelin mbi viktimat e gjenocidit serb, mbi varrezat e foshnjave të posa lindura të therura me bajonetat e ushtarëve dhe paramilitarëve të bishave të Karpateve.

Vasali dhe bërlloku i shqiptarëve në krye të qeverisë së Shqipërisë, i cili nuk e pati guximin t’i vizitojë ato, duhet të përkulët dhe të reagojë ndaj Serbisë duke treguar ndjenjat ndaj kombit, nëse i takon. Përderisa një sjellje njerëzore dhe humane u tregua nga serbi nga Beogradi, Kryetari i Partisë Republikane të Serbisë, Nikolla Sandulloviq, ndaj të cilit regjimi i Vuçiqit ushtroi dhunë deri në tentim të eliminimit të tij fizik, a ka turp, a ka humanizëm dhe ndjenja njerëzore ky monstrum? Ai nuk karakterizohet me asnjë veçori kombëtare e njerëzore të një njeriu normal. Prandaj, tifozët gjithë-shqiptarë, me theks të veçantë ata të Dardanisë, gjatë këtij kampionati të turpit, tradhtisë dhe mohimit të zemrës së shqiptarisë Dardanisë, në shenjë mospajtimi dhe kundërshtimi ndaj shtetit çetniko-fashist e gjenocidal serb, që buron nga qëndrimet e kryeministrit kukull serb të Shqipërisë në Tiranë, duhet të reagojnë.

Gjatë gjithë kësaj maskarade tradhtie ndaj shqiptarëve të Dardanisë, flamuri i Shqipërisë, me qëllim, nuk po përfaqësohet siç duhet, sepse përdhoset nga vëllai i kriminelit serb Vuçiq. Ky flamur duhet të lëshohet në gjysmë shtize në të gjitha stadiumet e futbollit, si një reagim simbolik ndaj injorimit dhe nëpërkëmbjes së zemrës së shqiptarisë, për popullin dhe shtetin që sakrifikuan heronjtë dhe martirët e UÇK-së, me në krye Familjen Jashari dhe Komandantin legjendar Adem Jashari.

I gjithë ky injorim nga ana e Kristaqoviqit, për t’ia plotësuar kërkesat dhe dëshirat e Vuçiqit, është i papranueshëm. Më mirë është që të mos i vizitojë ata, sepse do të ishte poshtërim për ta”, ka nënvizuar ai.

Më tej, Shala ka thënë se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përmes EULEX-it, zyrtarisht duhet t’ia komunikojë Serbisë se, tifozëve nga Serbia, nuk do t’iu lejohet të kalojnë nëpër territorin e Kosovës – Dardanisë, të cilët në hyrje të kufijve, do të ndalohen dhe të kthehen prapa.

“Ata, të dirigjuar nga Vuqiqi, me flamuj, pankarta e brohoritje shoveniste, do t’i provokojnë qytetarët shqiptarë për të krijuar incidente që Vuçiqi të qanë para ndërkombëtarëve se, “populli serb nuk mund të jetoj në Dardani. Nëse ndonjëri prej tyre rastësisht përvidhet, do të ndalët në hyrje të kufirit me Shqipëri dhe do të kthehet për në Serbi. Për t’i përcjell ndeshjet në Shqipëri iu duhet t’i shfrytëzojnë rrugët që qojnë nëpër Mal të Zi apo Maqedoninë e Veriut. Në shenjë reagimi ndaj tradhtisë ndaj Republikë se Dardanisë, flamuri i Shqipërisë në të gjitha institucionet apo objektet publike, shtetërore e komunale, të mos figuroj me pranë atij të imponuar nga UMNIK-u dhe të zëvendësohet me flamurin e Dardanisë, sikur që përdorët nga ana e Presidentes Znj. Vjosa Osmani në kabinetin e sajë”, ka shtuar Shala.

Reagimet të jenë masive!

Sipas tij, edhe Shqiptarët e Shqipërisë, nëse ndjejnë, respekt dhe afërsinë kombëtare me ata të Dardanisë (Kosovës), duhet që seriozisht të organizohen përmes reagimeve masive gjithë popullore për ta shpëtuar Shqipërinë dhe gjithë shqiptarinë nga kthetrat e Serbisë.

“Vasali, me emër, nëse është shqiptar, përmes iniciativave krye në vete, tani, në bashkëpunim me Vuçiqin, Sorosin dhe Putinin, do ta ngrehë Republikën e Bektashisë për ta instaluar e forcuar edhe kishën ortodokse kriminale serbe e cila gjatë luftës në Dardani të vitit 1999, ishin shndërrua në bunkerë të armatimeve të ushtrisë, policisë dhe grupeve paramilitare serbe. Nëse nuk jeni në gjendje jo vetëm të distancoheni por edhe të çliroheni nga ky narko diktator e kësaj fëlliqësirë kombëtare me emër shqiptar, atëherë, kualifikimi drejtuar atij iu përket edhe juve.

“Duke iu kërkuar falje individëve të figurave patriotike të Rilindëseve, të kohërave kur qëndronin të pa luhatur në mbrojtjen e çështjes kombëtare, nuk mund ta pranoj se sot, intelektualë, veprimtarë, historianë e Akademi e Shkencave të mos reagojnë, distancohen dhe bashkëngjiten rreth largimit nga pushteti i këtij tradhtari gjithëkombëtar. Dikush, me të drejtë do të me thotë, zotëri, kjo që ju po propozoni, i shkon në favor të Serbisë. Po, sikur ky matrapaz mos t’i kishte krye këto punë me Vuçiqin të cilët vetëm po e zbatojnë hap pas hapi sepse, unë jam në vonese me ketë reagim e ju, me mos ndërmarrje hapash, me siguri se do të pajtohesha me atë mendim”, ka shtuar ai.

Lutja për Presidenten Osmani

Shala ka ftuar edhe Presidenten Osmani që t’i shmanget takimeve dhe kontakteve me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

“E nderuara Presidente, pa keqkuptim, por vetëm si sugjerim në interesin e Dardanisë, tuajin personal dhe të popullit që me sukses po e përfaqësoni, iu lutem, sipas mundësive dhe rrethanave, t’i ikni kontakteve me këtë njeri, sepse ai është si një rriqër, i cili, kur ngjitet, nuk kapet, duke u përzier gjithkund. Paraqitja e tij në prezencën tuaj po e kamuflon fytyrën dhe veprimin e tradhtisë, si dhe “moralin” që nuk e posedon, ashtu siç ishte rasti i takimeve tuaja shumë të suksesshme e domethënëse me personalitetet më të larta amerikane dhe botërore, veçanërisht intervista juaj në “Zërin e Amerikës” në gjuhën shqipe, me një pjekuri politike në këto rrethana, ku, për fatkeqësinë tonë dardane, opozita është pjesë e kësaj kolone të pestë, të udhëhequr nga vasali i Vuçiqit”, ka thënë Shala.

Ai ka bërë edhe një krahasim duke thënë se veprimet e Ramës po përputhen me ato të Esat Pashë Toptanit dhe Kryeministrit të Mbretërisë së Serbisë, Nikolla Pahiqit, me rastin e nënshkrimit të Traktatit të Aleancës Serbo-Shqiptare më 17 shtator 1914.

“Populli shqiptar dhe Republika e Dardanisë gjithmonë kanë qenë digë mbrojtëse e Shqipërisë dhe shqiptarisë në momentet kritike historike, siç ishte shpallja e Shqipërisë më 28 Nëntor 1912 (ani pse me vonesë), duke e pritur heroin tonë kombëtar, Isa Boletinin, pa prezencën e të cilit nuk do të ishte e qëndrueshme, sepse kishte kundërshtime të mëdha nga grupet e gjakut të këtij Esat Pashë Toptani të sotëm, të cilin, nëse nuk ndalet, sipas marrëveshjeve të fshehta, do ta formojë Federatën Serbi-Shqipëri në këtë shekull. Pran tij qëndrojnë edhe disa shtete mike historike të Serbisë, për të cilat flasim për Evropën e të Madhit At Gjergj Fishta.

Gazetari Majkel Martens, kur Edvin Kristaqoviq Ramoviq pat deklaruar se KFOR-i duhet ta marrë nën kontroll veriun, pati deklaruar se “ky është kryeministri më i mirë i Serbisë që nga Nikolla Pashiqi”. A do të lejojmë që në këtë shekull Serbia të na marrë përsëri nën këmbë e të tentojë të na shfarosë me ndihmën e vasalëve të saj? Na mbetet në përgjegjësinë historike si turpi më i madh që do t’ua lëmë gjeneratave tona të ardhshme.

“Do të vijnë pas nesh, fëmijët dhe fëmijët e fëmijëve tanë, ata do të flasin për ne, ata do të gjykojnë për ne” (Shkrimtari Esat Mekuli në poemën “Për ty Kosovë – Dardani”)”, ka përfunduar Shala.

TË FUNDIT
5 orë
A do të hiqet Kindergeld në Gjermani?
19 orë
Baba Mondi për Shtetin Bektashi: Izraelitët i konsideroj vëllezër
21 orë
Gazetarja kosovare pyet Armand Dukën: Si po shkon bashkëpunimi me Federatën Serbe
1 ditë
Në takim me diasporën në Mynih, Kurti: Çdo përparim që e shihni në Kosovë e ka edhe meritën tuaj
1 ditë
U kap në 'shtëpi bari' në Londër, shqiptari në gjykatë: Dua të kthehem për t’i dhënë veshkën vëllait!

ME TE LEXUARA

1 ditë
Në takim me diasporën në Mynih, Kurti: Çdo përparim që e shihni në Kosovë e ka edhe meritën tuaj
21 orë
Gazetarja kosovare pyet Armand Dukën: Si po shkon bashkëpunimi me Federatën Serbe
19 orë
Baba Mondi për Shtetin Bektashi: Izraelitët i konsideroj vëllezër
5 orë
A do të hiqet Kindergeld në Gjermani?
1 ditë
U kap në 'shtëpi bari' në Londër, shqiptari në gjykatë: Dua të kthehem për t’i dhënë veshkën vëllait!

LEXO MË SHUMË

euro

A do të hiqet Kindergeld në Gjermani?

komuniteti bektashi

Baba Mondi për Shtetin Bektashi: Izraelitët i konsideroj vëllezër

qeqa krelani

Gazetarja kosovare pyet Armand Dukën: Si po shkon bashkëpunimi me Federatën Serbe

IMG_9142

Në takim me diasporën në Mynih, Kurti: Çdo përparim që e shihni në Kosovë e ka edhe meritën tuaj

polak-drog

U kap në ‘shtëpi bari’ në Londër, shqiptari në gjykatë: Dua të kthehem për t’i dhënë veshkën vëllait!

durres plazh deti

9.7 milionë vizitorë të huaj për 9 muaj në Shqipëri, Kumbaro: Synojmë të jemi liderë të rajonit në turizëm

Universiteti i tiranes studentet

Përgjysmohet numri i studentëve në Universitetet e Shqipërisë

Luana V

Luana Vjollca nuk i ndahet luksit, ky është destinacioni i radhës që zgjodhi

arbenita

Arbenita e merr vajzën nga Fero dhe e dërgon në këtë vend (FOTO)

INFO

NA NDIQ