Shqipëria destinacion interesant për turizëm, po rritet numri i turistëve

Iliria News Agency
Iliria News Agency

25/02/2023

Shifrat e ofruara nga Instituti i Statistikave flasin për një nisje të mbarë të turizmit në fillim të vitit 2023.

Numri i shtetasve të huaj që kanë vizituar Shqipërinë gjatë muajit janar është rritur me 94.2%, krahasuar me Janarin 2022. Në Janar 2023, rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është rajoni i Evropës me 366.257 shtetas, pasuar nga Amerika dhe Azia Lindore /Paqësori, përkatësisht me 7.051 dhe 1.308 shtetas.

Ndërkohë me rritje është dhe numri i shtetasve shqiptarë që kanë dalë nga Shqipëria gjatë muajit të kaluar.

Kështu, në janar 2023 janë larguar nga vendi 542.113 shqiptarë dhe krahasuar me Janar 2022 ky numër është rritur me 45.8 %.

Viti 2022 që lamë pas rezulton një ndër më të mbarët për Shqipërinë pas pandemisë. Sipas të dhënave të Instat, numri i shtetasve të huaj të hyrë në Shqipëri gjatë vitit 2022 është 7.5 milionë duke u rritur me 32,6 %, në krahasim me vitin 2021.

Autoritetet shqiptare të turizmit synojnë një turizëm gjithëvjetor në Shqipëri me rreth 10 milionë vizitorë në vit, shifër kjo sipas tyre mjaftë ambicioze.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

DASH departamenti amerikan

Korrupsioni i rëndë qeveritar dhe dhuna ndaj gazetarëve – raport i DASH për Maqedoninë e Veriut

zgjedhje maqedoni

Zgjedhjet presidenciale, të drejtë vote kanë 1.814.317 qytetarë

pompa-benzines-derivatet-naftes

Nga mesnata këto janë çmimet e derivateve të naftës

vjosa osmani okb grate e dhunuara

OKB-ja tentoi të bllokojë pjesëmarrjen e grave të mbijetuara gjatë luftës, Osmani refuzoi të merrte pjesë pa to

ARBEN

Taravari: Për ne miqësia me SHBA-të është e shenjtë, do të punojmë pareshtur me ta për një Maqedoni të integruar në BE dhe larg ndikimit rus

vucic un

Vuçiq dhe përfaqësuesi rus ankohen për të mbijetuarat e luftës që Osmani i mori në seancë

vjosa osmani okb un

Osmani në KS të OKB-së: Elhame Muqolli ishte vetëm 14-vjeçe kur forcat serbe vranë dhe dogjën 53 civilë

vucic kurti

Vuçiq ankohet në OKB: punët e Maqedonisë së Veriut s’i pengon Serbia, por Albin Kurti

mira murati

Mira Murati bëhet zyrtarisht pjesë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë

INFO

NA NDIQ