Shqipëria dhe Kosova mësojnë se në cilën vazo ndodhen në shortin e Botërorit

0

Shqipëria mësoi se në cilën vazo do të jetë për shortin e Kupës së Botës që do të mbahet më 7 dhjetor në Zyrih.

Kuqezinjtë janë caktuar në vazon e katërt së bashku me Bosnje Hercegovinën, Slloveninë, Malin e Zi, Bullgarinë, Izraelin, Bjellorusinë, Gjeorgjinë dhe Luksemburgun.

Kuqezinjtë mund të përballen me kundërshtarë tepër të fortë për Botërorin e ardhshëm të Katarit.

Kombëtarja jonë mund të përballet me kundërshtarë tepër të fortë për Botërorin e ardhshëm të Katarit.

Ndërsa Përfaqësuesja e Kosovës është pozicionuar në vazon e pestë.

Formati i kualifikueseve për kontinentin europian i ka ndarë kombëtaret në 6 vazo sipas renditjes në FIFA dhe rezultateve të fundit në Ligën e Kombeve.

Do të jenë 10 grupe për fazën kualifikuese për Kupën e Botës në Katar, ku 5 grupe kanë nga 5 ekipe dhe 5 të tjera me nga 6 ekipe, nga ku do të kualifikohen nga 10 grupe 10 vendet e para dhe 3 ekipet që do të fitojnë në play-off nga 6 vendet e dyta me më shumë pikë.

Belgjika, Spanja, Franca dhe Italia do të vendosen në grupe me nga 5 ekipe.

Eliminatoret do të nisin në 1 mars të vitit të ardhshëm dhe përfundojnë në mars të vitit 2022 me ndeshjet “play-off”.

Ndarja e vazove të Kupës së Botës 2022 për Europën

Vazo 1: Belgjikë, Francë, Angli, Portugali, Spanjë, Itali, Kroaci, Danimarkë, Gjermani, Holandë.

Vazo 2: Zvicër, Uells, Poloni, Suedi, Austri, Ukrainë, Serbi, Turqi, Sllovaki, Rumani.

Vazo 3: Rusi, Hungari, Irlandëm Rep.Çeke, Norvegji, Irlandë e Veriut, Islandë, Skoci, Greqi, Finlandë.

Vazo 4: Bosnje-Hercegovinë, Sllovani, Mali i Zi, Maqedoni e Veriut, SHQIPËRI, Bullgari, Izrael, Bjellorusi, Gjeorgji, Luksemburg.

Vazo 5: Armeni, KOSOVË, Qipro, Ishujt Faroe, Azerbajxhan, Estoni, Kazakistan, Lituani, Letoni, Andorra.

Vazo 6: Maltë, Moldavi, Lihteshtejn, Gjibraltar, San Marino.