Shqipëria dhe Maqedonia e V. dënojnë vendimin e Putinit për rajonet ukrainase

Picture of Iliria News Agency
Iliria News Agency

22/02/2022

Ministrat e Jashtëm të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut kanë dënuar të hënën, 21 shkurt, vendimin e presidentit rus, Vladimir Putin, për të njohur rajonet lindore të Ukrainës, Donetsk dhe Luhansk, si entitete të pavarura.

Ministrja për Evropë dhe Punë të Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka thënë se ky vendim përbën shkelje të ligjit ndërkombëtar, sovranitetit dhe integritetit të Ukrainës, si dhe marrëveshjeve të Minskut që lidhen me lindjen e Ukrainës.

“Shqipëria është e bashkuar me partnerët dhe aleatët në mbështetje të Ukrainës”, ka thënë ajo përmes një postimi në Twitter.

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka thënë se Maqedonia e Veriut rithekson mbështetjen e saj të qartë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.

Kryeministri kroat, Andrej Pllenkoviq, ka thënë se Kroacia dënon vendimin e Rusisë për të njohur pavarësinë e rajoneve Donetsk dhe Luhansk, vendim që sipas tij shkel ligjin ndërkombëtar.

“Bashkë me partnerët e BE-së, ne shprehim solidaritetin tonë me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyi dhe popullin ukrainas”.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka nënshkruar të hënën dekretin për njohjen e pavarësisë së rajoneve ukrainase, Donetsk dhe Luhansk, të cilat kontrollohen pjesërisht nga separatistët e mbështetur nga Moska.

Rreth vendimit për të njohur këto rajone është informuar lideri francez, Emmanuel Macron dhe ai gjerman, Olaf Scholz, është thënë në deklaratën e Kremlinit.

Putin e ka nisur fjalimin e tij para kombit duke diskutuar për historinë dhe duke thënë se Ukraina moderne është “krijuar” nga Rusia.

Ndërkohë që Putin ka pasur adresimin, agjencitë ndërkombëtare të lajmeve kanë cituar trupat qeveritare të Ukrainës të kenë thënë se në vijën e parë të frontit në lindje të Ukrainës, janë rritur të shtënat me armë të rënda nga separatistët.

Putin ka bërë supozime gjatë fjalimit – pa ofruar të dhëna – se Ukraina po synon të ketë armë bërthamore, se gjuha ruse është margjinalizuar në Ukrainë dhe se ka plane të paspecifikuara për të eliminuar Kishën Ortodokse Ruse atje.

Ai ka thënë se Ukraina është “kukull e regjimit” të udhëhequr nga fuqitë e huaja dhe e mbushur me klane të oligarkëve.

Presidenti rus po ashtu ka thënë se NATO-ja ka “injoruar plotësisht” kërkesat e Moskës për siguri, në të cilat është përfshirë edhe ajo që Ukraina të mos bëhet pjesë e aleancës dhe për heqjen e armëve të NATO-s dhe pajisjeve tjera nga shtetet e Evropës Qendrore dhe asaj Lindore.

Putin ka nënshkruar dokumentet dhe i ka kërkuar Parlamentit rus që të ratifikojë vendimin sa më shpejt që është e mundur.

Ai e ka përfunduar fjalimin e tij duke thënë se “jam i sigurt se do të kem mbështetjen e popullit rus”.

Kjo gjë mund të jetë vendimtare për Evropën, teksa Kievi dhe liderët e Perëndimit paralajmërojnë se një sulm ushtarak rus ndaj Ukrainës mund të ndodhë shpejt.

Perëndimi thotë që më shumë se 150,000 trupa ruse gjenden afër kufirit të Ukrainës.

Presidenti amerikan, Joe Biden, do të lëshojë një urdhër ekzekutiv që do të ndalojë “investimet e reja, tregtinë dhe financimin e personave amerikanë nga dhe drejt” dy rajoneve në lindje të Ukrainës./REL

TË FUNDIT
44 minuta
Këshilli gjyqësor ia mori imunitetin gjykatësit suprem Georgiev dhe e miratoi paraburgimin të tij
46 minuta
Votojnë të sëmurët, personat të pafuqishëm dhe të burgosur para rivotimit të nesërm për zgjedhjet parlamentare në shtatë vendvotime
48 minuta
Mexhiti optimist: Mendoj se puna e kryeparlamentarit është e kryer
1 orë
Këshilli Gjyqësor me seancë urgjente në mesnatë, “për t’ia marrë imunitetin gjykatësit Naqe Georgiev”
10 orë
Aksioni i Policisë në veri, u konfiskuan rreth 75 milionë dinarë, 1.6 milion euro, dollarë e franga

ME TE LEXUARA

17 orë
Takimi i Presidentes Siljanovska Davkova me ambasadorin britanik Metju Loson
11 orë
“Na tha publikisht – e kam zgjedh Artanin, nuk e jap” – Mexhiti thotë se “rezultati në Çair është rezultat i budallakive” të Grubit
21 orë
“Vëllavrasje”, Kasami: Deklarata e Ahmetit e rrezikshme! Ne nuk jemi të interesuar për asnjë konflikt
17 orë
EVN Maqedoni bëri punë vullnetare në kuadër të aksionit ekologjik "GENERALKA WEEKEND 24"
11 orë
Sejdiu nga VLEN: Kur gjykatat vendosin "pro" BDI-së ishin të mira, kur vendosin kundër "ata janë të kapura"
20 orë
Valixhja para komunës së Çairit, Zejdi: Nuk jam pjesë e atij skenari
17 orë
A do të kemi ndryshime kushtetuese pas 6 muajve?
10 orë
Aksioni i Policisë në veri, u konfiskuan rreth 75 milionë dinarë, 1.6 milion euro, dollarë e franga

LEXO MË SHUMË

keshilli-gjyqesos-

Këshilli gjyqësor ia mori imunitetin gjykatësit suprem Georgiev dhe e miratoi paraburgimin të tij

zgjedhjet-maqedoni

Votojnë të sëmurët, personat të pafuqishëm dhe të burgosur para rivotimit të nesërm për zgjedhjet parlamentare në shtatë vendvotime

mexhiti izet

Mexhiti optimist: Mendoj se puna e kryeparlamentarit është e kryer

keshilli-gjyqesos-

Këshilli Gjyqësor me seancë urgjente në mesnatë, “për t’ia marrë imunitetin gjykatësit Naqe Georgiev”

Screenshot_2024-05-20-23-16-19-497_com.facebook.katana-edit

Aksioni i Policisë në veri, u konfiskuan rreth 75 milionë dinarë, 1.6 milion euro, dollarë e franga

IMG_2237

Sejdiu nga VLEN: Kur gjykatat vendosin “pro” BDI-së ishin të mira, kur vendosin kundër “ata janë të kapura”

Screenshot_2024-05-20-22-03-17-614_com.android.chrome-edit

“Na tha publikisht – e kam zgjedh Artanin, nuk e jap” – Mexhiti thotë se “rezultati në Çair është rezultat i budallakive” të Grubit

kastriot-rexhepi

Rexhepi: Kryetari i kuvendit duhet të jetë shqiptar

Mijallkov Sasho

Sasho Mijallkov të enjten lirohet nga burgu

INFO

NA NDIQ