Shqipëria drejt Brukselit pa Maqedoninë e Veriut, më 15 tetor një vendim i rëndësishëm

Picture of ina-online
ina-online

27/09/2024

Ambasadorët e vendeve anëtare miratuan ditën e djeshme në mënyrë unanime raportin e firmosur nga të gjithë vendet anëtare. Në këtë raport thuhet se Shqipëria ka përmbushur të gjitha parakushtet e vendosura nga BE për hapjen e grupit të parë të kapitujve të negocimit dhe vendosën që Konferenca e Dytë Ndërqeveritare të mbahet më 15 Tetor në Bruksel, përcjell Panorama.al.

Ambasadorët e 27 shteteve anëtare të Bashkimit Europian, përfshirë Greqinë dhanë dakordësinë që të zhvillohet konferenca e dytë ndërqeveritare. Ky grup kapitujsh përfshin çështje, si: prokurimi, statistikat, gjyqësori dhe të drejtat themelore, drejtësia, liritë individuale, siguria dhe kontrolli financiar. Për nisjen e negociatave faktike me vendin tonë sipas zëdhënëses së KE-së Ana Pisonero ndryshe nga Maqedonia e Veriut nuk ka asnjë kusht shtesë.

“Qëndrimi i Komisionit Evropian është shumë i qartë. Ne presim që vendet anëtare të BE-së të fillojnë sa më shpejt të jetë e mundur negociatat për kapitullin e parë të grupit për çështjet bazë me Shqipërinë. Kur është fjala për Maqedoninë e Veriut, kjo duhet të ndodhë kur të ketë përmbushur të gjitha kushtet që janë vendosur nga Këshilli Evropian”, – deklaroi ajo.

Më 2 tetor qeveria shqiptare dorëzoi në Bruksel pozicionin ne gociues dhe angazhimin e saj për reforma. Kjo vendimmarrje e ambasadorëve nënkupton faktin se Shqipëria po ndahet në procesin e anëtarësimit nga Maqedonia e Veriut, e cila vazhdon të ketë probleme me Bullgarinë. Për shtetin fqinj shkak për shtyrjen e negociatave janë mosmarrëveshjet mes Shkupit dhe Bullgarisë për ndryshimin e Kushtetutës maqedonase ku kërkohet që bullgarët të konsiderohen si komb shtetformues.

Shqipëria hapi zyrtarisht negociatat për anëtarësim në BE ne muajin korrik të vitit 2022 ndërkohë që ka përmbyllur me sukses procesin screening. Qeveria shqiptare synon që brenda dy viteve në vijim të ketë realizuar disa konferenca ndërqeveritare me objektiv strategjik anëtarësimin e vendit në BE brenda vitit 2030. Komisioni Europian, në dhjetor të vitit të shkuar, i cilësoi të përmbushura standardet nga Shqipëria dhe e rekomandoi nisjen e negocimit për kapitujt e parë, por për 9 muaj ajo u pengua nga Greqia. Kjo e fundit vuri si kusht lirimin nga burgu të Fredi Belerit.

Zgjedhja e tij eurodeputet nga Greqia dhe lirimi para kohe nga burgu, duket se e ka zbutur Micotaqisin dhe dje ambasadori grek votoi së bashku me përfaqësuesit e të gjithë vendeve anëtare që të miratohet një datë për Konferencën e Dytë Ndërqeveritare. Kapitulli i parë, i njohur si thelbësori që do të negociohet, lidhen me prokurimin, statistikat, gjyqësorin dhe të drejtat themelore, drejtësia, liria dhe siguria dhe kontrolli financiar. Praktika e Komisionit Europian është e tillë që kapitulli me të cilën nisin negociatat do të jetë i fundit që do të përmbyllet.

Parakushtet për hapjen e negociatave për grupin 1 me Shqipërinë përfshinin miratimin e një Udhërrëfyesi për Sundimin e Ligjit dhe të një Udhërrëfyesi për Reformat e Administratës Publike. Shqipëria hapi zyrtarisht negociatat për anëtarësim në BE në muajin korrik të vitit 2022 ndërkohë që ka përmbyllur me sukses procesin screening. Qeveria shqiptare synon që brenda dy viteve në vijim të ketë realizuar disa konferenca ndërqeveritare me objektiv strategjik anëtarësimin e vendit në BE brenda vitit 2030./Panorama.al

TË FUNDIT
10 minuta
Rama: Shqipëria do të jetë gati për anëtarësimin në BE brenda vitit 2030
16 minuta
“Nëse dëshironi të përparoni, bashkëpunoni me të tjerët”, porosia e Von der Leyen për vendet e Ballkanit Perëndimor
34 minuta
“Dy opsione kanë qenë në tryezë, njëri u provua, tash radhën e ka…” – Arjanit Hoxha thotë se do t’i “bëjnë krenarë shqiptarët”
1 orë
Dimitrovska: Nga analiza që e kemi bërë konstatuam se kartela e djalit të kryeministrit nuk është paguar me para të shtetit
1 orë
Më ftohtë në mëngjes, gjatë ditës mot me diell dhe relativisht ngrohtë

ME TE LEXUARA

18 orë
Taravari për premtimet e parealizuara kërkon të pyetet pasardhësi i tij
1 ditë
Mot më i nxehtë, me vranësira të vogla deri mesatare lokale
13 orë
Krisma armësh në Çair, një person i plagosur
21 orë
Analizë, shifrat e përfaqësimit ‘pa’ dhe ‘me’ Balancerin
18 orë
Miteva: Deri në vitin 2028 do të ketë rritje të pagave në arsim deri në 46%
1 ditë
Prezantim i rezultateve nga ndotja e ajrit në komunat – Kumanovë, Gostivar, Strumicë, Kavadar dhe Strugë
13 orë
Detaje nga të shtënat në Çair, ja për çka bëhet fjalë, 35 vjeçari i plagosur
21 orë
Ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, Taravari: S’mund të marrim mendim negativ nga Komisioni i Venecias, është përpunuar nga ekspertët ndërkombëtar
18 orë
Funksionarët e FE-së sa ishin në pushtet mbështetën shfuqizimin e Balancuesit

LEXO MË SHUMË

edi rama

Rama: Shqipëria do të jetë gati për anëtarësimin në BE brenda vitit 2030

Ursula von der leyen

“Nëse dëshironi të përparoni, bashkëpunoni me të tjerët”, porosia e Von der Leyen për vendet e Ballkanit Perëndimor

arjanit hoxha

“Dy opsione kanë qenë në tryezë, njëri u provua, tash radhën e ka…” – Arjanit Hoxha thotë se do t’i “bëjnë krenarë shqiptarët”

Tatjana Dimitrovska

Dimitrovska: Nga analiza që e kemi bërë konstatuam se kartela e djalit të kryeministrit nuk është paguar me para të shtetit

Moti_26-780x470-1

Më ftohtë në mëngjes, gjatë ditës mot me diell dhe relativisht ngrohtë

Mickoski - Scholz

Mickoski-Scholz: Gjermania mbetet partnere dhe mbështetëse aktive e Maqedonisë së Veriut

Drejtesi gjyqi prokurori

Akademia e gjykatësve me drejtor të ri

policia mvr

Detaje nga të shtënat në Çair, ja për çka bëhet fjalë, 35 vjeçari i plagosur

policia shkup naten mpb

Krisma armësh në Çair, një person i plagosur

INFO

NA NDIQ