Shqipëria e përmbytur nga turistë qoftesh e jo milionash…!?

Picture of ina-online
ina-online

05/06/2024

shkruanXhevat Mustafa

Në dy vitet e fundit, i shterpëzuar për suksese të vërtetë e të përjetueshëm, Edi Rama me ministren Kumbaro dhe disa media, që u bëjnë fresk të dyve, po na vret sytë, veshët, nervat, dëshirën e vakët për të parë televizione shqiptare me zhurmnajën për “bumet turistikë”. Për ta fryrë edhe më shumë këtë tullumbace, nënkuptohet se nga Tirana kryeministrore është dhënë urdhëri dhe leja për ambasadat e Shqipërisë në vendet kryesore të BE-së, deri në SHBA, të paguajnë majmërisht disa media për reklama të resurseve, “parajsave” dhe ushtrive turistike në Shqipëri. Por, për të qenë të sinqertë, së pari me veten, është e nevojshme të bëhet një sqarim, edhe pse Edi Rama individualisht nuk e ka fort të nevojshëm. Jo më larg se para 5 javësh, më 29-04-2024, në Konferencën Kombëtare “Për sigurinë e turizmit në Shqipëri”, një organizim i përbashkët i Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, me pjesëmarrjen e edhe të kryetarëve të bashkive dhe kabinetit qeveritar, si rrallë herë, ai pati burrërinë të deklaronte se “na duhet më shumë turizmi elitar, se sa ai masiv, ordiner…!” Për të qenë edhe më i saktë, ai deklaroi:” …100 mijë turistë që konsumojnë shumë janë më mirë se 1 milion turistë që konsumojnë pak.

Pasi këta të fundit i vendosin organizmat e vendit që merren me pastrimin e mbetjeve(plehrave) në një presion të jashtëzakonshëm…” Pra, ka turizëm popullor dhe turizëm elitar! Ka turistë qoftesh, byrekësh, sufllaqesh… dhe turistë pasanikë, që nuk u dridhet fare dora kur paguajnë me çeqe ose në formë elekronike, mijëra euro, dollarë, paund, franga…për një drekë apo darkë familjare, shoqëruar me një apo dy shishe verë 10, 20, 30… vjeçare me çmime nga 500, 1.000, 2.000, 5.000…euro! Tek ne vijnë vetëm “varfanjakët”…e shumë rrallë e për pak orë, sa për të parë nga larg apo për tu furnizuar me karburante e ndonjë gjë tjetër, milionerët me avionë e skafe të mëdhenj e luksozë personalë e familjarë! Turistët pasanikë vazhdojnë të shkojnë nëpër plazhet e denjë për ata të Maldiveve, Amerikës Latine, të Hawaiit, Floridas, Kalifornisë…në SHBA e të Italisë, Francës, Spanjës, Greqisë, Turqisë, Kroacisë…Prandaj “bumi turistik” ne shumicës së shqiptarëve të thjeshtë na del thjeshtë një bum mashtrues, propagandistik, viziv e numerik!

Prej këtij lloi “bumi turistik” shumica e qytetarëve, në nivelin e tyre të pagave dhe pensioneve e të mirëqenies së përditshme, nuk përfitojnë asnjë lek, euro franga, paund…, as një çikë apo pikë…! Sepse gjithçka apo shumëçka, falë lehtësirave, përjashtimeve, boshllëqeve të sistemit tatimor si dhe lidhjeve miqësore me SHEFA të qeverisë qendrore e lokale e të privilegjimeve deri nga lart fare, shkon nëpër xhepat, sirtaret, kasafortat, depozitat bankare të bosëve dhe oligarkëve të turizmit allashqiptar. Mjafton të evidentojmë faktin se në 2023 rreth 4500 struktura akomoduese turistike të të tre niveleve, sipas një burimi zyrtar, nënkuptueshëm apo tradicionalisht me firo të madhe, ushtruan aktivitetin në paligjshmëri apo informalitet. Domethënë, pa kaluar 1 lek në buxhetin e të “varfrit shtet e milet”, mbetur ndër të fundit në klasifikimet evropiane e botërore për 112 vjet!? Por, edhe këta “bume” apo “ushtri” me turistë të thjeshtë gradualisht do të fillojnë të pakësohen.

Një nga arësyet është rritja e çmendur dhe e pafre e çmimeve në Shqipëri, me kulme pabesueshmërie dhe “marrëzie” nëpër qytete bregdetarë e plazhe… Në krahasim me verën 2023, çmimet e avionëve, të hoteleve, restoranteve…në plazhet e Shqipërisë, pa u shoqëruar me rritjen e ndjeshme të standardeve në ushqim, shërbim, argëtim…, janë rritur rreth 50%. Kjo i ka shtyrë dhe do t’i shtyje plot turistë, edhe shqiptarë nga Kosova e MV, edhe emigrantë shqiptarë në Evropën perëndimore, përfshirë edhe dy fëmijët e mi me familje në Gjermani, të shkojnë sivjet në plazhet e Turqisë, Greqisë, Italisë, Francës, Spanjës, Bullgarisë…! Pra, turistët po i largojmë e do t’i largojnë grykësia e bosëve të turizmit allashqiptar për të fituar vetëm vetë sa më shumë, pa u ofruar turistëve elitarë standardet që i kanë gjetur prej shumë vitesh nëpër plazhet më nivele të larta edhe në turizëm!

Pra, të gjithëve, qeveritarë, oligarkë, bosë, “investitorë strategjikë” turistikë, zyrtarë shtetërorë e të agjencive turistike, qytetarë të thjeshtë me mbijetesë të varur 100 % nga buxheti i shtetit dhe të ardhurat e bizneseve…na bëhet mirë të shqetësohemi seriozisht se po vijnë vetëm turistë qoftesh e jo milionash. Edhe më shumë, për të ardhmen e për një rrezik shumë të mundshëm. Pasi të nxjerrin kuriozitetin me Shqipërinë e ta heqin nga lista e vendeve ku kanë qenë si turistë me paketa pak ditëshe, vitet e ardhshëm edhe shumica e këtyre nuk do vijnë më në Shqipëri! Dukuri dhe praktikë e njohur kjo në ushtrinë e turistëve të thjeshtë! Normalisht do të ikin, por më shumë nga vetë oligarkët e turizmit qeveritar.

Në krahasim me verën 2023, çmimet e avionëve, të hoteleve, restoranteve…në plazhet e Shqipërisë janë rritur rreth 50%. Kjo i ka shtyrë dhe do t’i shtyjë plot turistë, edhe shqiptarë nga Kosova e MV, edhe emigrantë shqiptarë në Evropën perëndimore, përfshirë edhe dy fëmijët e mi me familje në Gjermani, të shkojnë sivjet në plazhet e Turqisë, Greqisë, Italisë, Francës, Spanjës, Bullgarisë…! Pra, turistët po i largojmë e do t’i largojnë grykësia e bosëve apo “investitorëve strategjikë” të turizmit allashqiptar për të fituar vetëm vetë sa më shumë, pa u ofruar turistëve elitarë standardet që i kanë gjetur prej shumë vitesh nëpër plazhet e vendeve të tjerë të botës së madhe me nivele të larta edhe në turizëm!

TË FUNDIT
9 orë
UEFA ndëshkon sërish Shqipërinë, dënim i rëndë
12 orë
Si u shpik shqiponja me duar që “çmendi” shqiptarët e trazoi Ballkanin
1 ditë
Prapaskenat e divorcit të Metës dhe Kryemadhit
2 ditë
Patriotizmi
3 ditë
Divorci/ Kryemadhi te Zëri i Amerikës: Do flas kur të mësoj arsyet e kërkesës

ME TE LEXUARA

2 ditë
Patriotizmi
1 ditë
Prapaskenat e divorcit të Metës dhe Kryemadhit
12 orë
Si u shpik shqiponja me duar që “çmendi” shqiptarët e trazoi Ballkanin
9 orë
UEFA ndëshkon sërish Shqipërinë, dënim i rëndë

LEXO MË SHUMË

Tifozet kuq e zi kombetarja

UEFA ndëshkon sërish Shqipërinë, dënim i rëndë

dua-lipa

Si u shpik shqiponja me duar që “çmendi” shqiptarët e trazoi Ballkanin

ilir meta monika kryemadhi

Prapaskenat e divorcit të Metës dhe Kryemadhit

mirlind daku

Patriotizmi

ilir meta monika kryemadhi

Divorci/ Kryemadhi te Zëri i Amerikës: Do flas kur të mësoj arsyet e kërkesës

vlora2

Media britanike “Daily Express”: Shqipëria – zbuloni disa nga brigjet më të bukura të vendit ballkanik

edi rama

FOTO/Gazetari rumun: Rama u rekrutua nga shërbimet tona sekrete, kjo shpjegon lidhjen e tij me Koldean

ilir meta monika kryemadhi

Ilir Meta ndahet nga gruaja

lypsar

Rritja pa mirëqenie, Shqipëria e fundit në Europë për të ardhurat dhe konsumin për frymë edhe për 2023

INFO

NA NDIQ