“Shqipëria etnike është duke ardhur”, Ngjela befason me parashikimin: Këto “katër shtete” do të bashkohen!

Picture of INA
INA

18/04/2025

Shkruan: Spartak Ngjela

Vjen një kohë në historinë e një kombi të copëtuar territorialisht, në tre apo katër shtete të tjera, kur historia, pasi e ka forcuar këtë komb, e thërret atë për bashkimin e tij kombëtar.
Janë të shumtë shtetet e Evropës që kanë kaluar nëpër procese të tilla bashkimi.
Por tani është radha dhe koha e Shqipërisë, e cila duhet të bëhet qendra e bashkimit të shqiptarisë.
Dhe shqiptaria sot, në Gadishullin Ilitik, është rreth nëntë milionë shqiptarë: janë tre milionë në Shqipëri, dy milionë në Kosovë, janë një milionë e gjysmë shqiptarë në Maqedoninëne Verout, janë mbi dy milionë shqiptarë në Epirin e Jugut dhe në Çamëri – nga Janina e deri në Prevezë.
Por nuk duhet të harrojmë se sot në Turqi jetojnë më shumë se katër milionë Shqiptarë.
Por ende ne kemi një qeveri shqiptare që nuk ka lidhje me Shqipërinë etnike.
Por ajo, Shqipëria etnike, është duke ardhur. Dhe bashkimi etnik i shqiptarisë në një federatë prej katër shtetesh shqiptare, do të vijë, sepse sot kjo është sak çështje e një kohe të shkurtër.
Kjo popullsi shqiptare, prej nëntë milionë banorësh, është një interesi madh i politikës së Bashkimit Evropian… Por, edhe i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Po qeveria aktuale e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës dhe e Maqedonisë së Veriut, i dinë, dhe, a i kuptojnë këto që sapo thamë në këtë artikull?
Sigurisht që edhe qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës, e dinë këtë që thamë, por kuptohet se ende nuk po vendosin që të jenë drejtpërsëdrejti me shqiptarinë historike që do të vijë për të dalë në skenën e historisë botërore proshqiptare.
Po politika amerikane, që po drejtohet tani nga presidenti amerikan Donald Trump, e di këtë interes kaq të madh amerikan?
Sigurisht që e di, por ajo ende nuk po del në skenën e politikës ndërkombëtare.
Për të kuptuar mirë se çfarë përfaqësojnë shqiprarët, politika amerikan duhet të studioje deri në thrmel historinë e Ilirisë, Arbërisë, Epirit dhe historinë e lavdishme të Aleksandrit të Madh të Maqedonisë.
Sepse, e gjithë kjo histori është drejtuar nga princat e mëdhenj të arbërit, nga Teuta e madhe e Ilirisë së bashkuar, por edhe nga Napoleon Bonaparti.
Dhe kjo është arsyeja e historisë politike dhe e rëndësisë ndërkombëtare të Arbërisë, e cila duhet të dalë sot në skenën dhe në pahun aktual të historisë.
Dhe sigurisht që do të dalë.

TË FUNDIT

BE do të miratojë paketën e 17-të të sanksioneve kundër Rusisë

VMRO-DPMNE: Marrëveshja me Mbretërinë e Bashkuar do ta transformojë Maqedoninë

OKB: 14 mijë foshnje mund të vdesin në 48-orët e ardhshme në Rripin e Gazës

Hakerët serbë sulmojnë faqen e RTSH-së, vendosin lajme kundër Kosovës

Qoku prezantoi grupin parlamentar të VLEN: Jemi 9, do bëhemi 10, thirrje deputetëve tjerë ti bashkohen

Taravari reagim për shkollën në Nerovë: “Kush është më e drejtë, një kazino me leje apo një shkollë pa leje?”

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË