“Shqipëria fiton Evropianin”, Duka “ngacmon” italianët

INA
INA

05/12/2023

Ethet” e shortit vijojnë të jetë të forta, për më tepër për një përfaqësuese si Shqipëria, që shkon në këtë Evropian me statusin e një ekipi jo favorit, shanset janë të vogla, por dëshira për të bërë mrekullinë është shumë e madhe. Armand Duka, kreu i FSHF-së, mbetet prezent në mediat italiane, pasi interesimi është edhe më i madh tani që kuqezinjtë u shortuan në një grup me Italinë, pikërisht një nga rivalët që Duka nuk e dëshironte:

Në të vërtetë nuk donim të luanim, pasi kemi raporte shumë të mira, jo vetëm politike, por edhe në futboll. E dimë se do të luajmë kundër kampionëve të Europës, e dimë forcën e Italisë, të futbollistëve, të skuadrës italiane. Por edhe neve nuk ka dhuruar askush asgjë. Kemi fituar grupin, duke bërë më të mirën e mundshme për të mbërritur në ndeshje të tilla”.

Në intervistën e tij për mediat italiane, Duka u pyet edhe në lidhje me tifozët, me politikanët që do të dëshironin të ishin në stadium, për interesimin e madh që paraqet kjo sfidë në Shqipëri:

“Problemi ynë tani është që të gjithë shqiptarët duan të jenë në stadium. Nga momenti që kanë parë shortin, të gjithë duan të jenë në Dortmund për të ndjekur ndeshjen Itali-Shqipëri. Shpresojmë që me tifozerinë të krijojmë një atmosferë pozitive, si ajo e miqësores në Xhenova. Kryeministri shqiptar e sigurt që do të vijë. Nuk mendoj se do të mungojë ndonjë politikan në ndeshjen kundër Italisë, të gjithë do të vijnë. Kryeministri Rama është tifoz futbolli, tifoz i Kombëtares dhe sigurisht do të jetë në stadium në këtë ndeshje. Meloni nuk e di, shpresoj të vijë”.

Pavarësisht emrit të madh që përfaqëson Italia, Shqipëria nuk zbret e dorëzuar në fushë më 15 qershor, në sfidën e tyre të parë në “Euro2024”

“Të mundesh Italinë është diçka shumë e vështirë, shumë e vështirë, por ne do ta provojmë ta bëjmë. Do e luajmë si një ndeshje normale. Po luajtëm pa presion, do jetë më e lehtë për ne. Italia është një skuadër me eksperiencë, me lojtarë të mirë, janë kampionët në fuqi të Europës, por vuajtën pak në kualifikuese”.

Në fund, nuk mungoi as një parashikim për fituesin e këtij Evropiani, për favoritët:

“Europianin e fiton Shqipëria (qesh). Nëse ndodh, e gjithë Shqipëria do të vijë në Gjermani për të parë finalen. Tani të flasim seriozisht, skuadrat më të forta janë ato të vazos së parë, Anglia, Franca, Portugalia. Gjithsesi në turne të tillë ka specifika të ndryshme dhe kurrë nuk dihet çfarë mund të ndodhë. Mund ta fitojë edhe Italia, siç bëri në vitin 2021. Për mua favoritët janë Franca, Anglia e Italia”.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Napoli rrahmani

VIDEO/ Napoli triumfon mes dramës, Juventus mposhtet në “Maradona”

Britain Soccer Champions League

Bajerni “hjek” dorë nga Çabi Alonso, tani preferon trajnerin holandez

Bellingam Real Barca

Sulmi “nuk ndez”, Barcelona del e “gjymtuar” nga “San Mames”

maradona

Lista me yjet e futbollit që ranë në rrjetën e dopingut, nga Maradona te Guardiola e së fundmi Pogba

manchester-city

City fiton derbin e Manchesterit

IMG_9475

Shkëndija e “shkel” Vardarin, por si kaloi Shkupi dhe Struga

shaqiri-zvicra

Xherdan Shaqiri gjen golin e parë në sezonin e ri, por Chicago Fire pëson humbje

le brons

LeBron James, i pari që arrin shifrën prej 40 mijë pikëve në NBA

real

Real Madridi do të apelojë kartonin e kuq ndaj Bellinghamit

INFO

NA NDIQ