Shqipëria futet sërish në ‘listën gri’ të pastrimit të parave

0

Shqipëria rezulton i vetmi shtet europian së bashku me islandën që është identifikuar në të ashtuquajturën listën gri të pastrimit të parave, që janë nën monitorim të vazhdueshëm nga Task Forca Financiare (FATF) e MONEYVAL, që është një mekanizëm i përhershëm i Këshillit të Europës që ka detyrën të vlerësojë zbatimin e standardeve në luftën kundër pastrimit të parave dhe krimit të organizuar.

Në këtë listë përfshihen juridiksionet që kanë mungesa strategjike dhe rrezik të lartë dhe janë nën monitorim të shtuar.
Njoftimi u bë sot (21 shkurt) nga Financial Action Task Force (FATF), që publikoi listën e subjekteve nën monitorim të zgjeruar. Vendet e reja që janë subjekt i monitorimit janë Shqipëria, Barbados, Xhamajka, Mauritius, Myanmar, Nikaragua, Uganda. Shqipëria është e vetmja nga Europa që shfaqet në këtë listë, së bashku me Islandën.