Shqipëria humb 12 milje det? Bushati arsyetohet

0

Ministri për Europën Ditmir Bushati është duke dhënë një intervistë në “Opinion” tani duke treguar për herë të parë pikat e marrëveshjeve me Greqinë, të cilat janë mbajtur sekret deri më tani nga pala shqiptare.

Por, ndryshe janë prezantuar grekët. Kotzias ka deklaruar mbrëmë se Shqipëria ka pranuar zgjerimin me 12 milje të hapësirës territoriale të Greqisë.

Fevziu e ka pyetur disa herë Bushatin nëse e konfirmon apo jo këtë pretendim të Kotziasit, por ministri nuk e ka mohuar atë duke thënë se marrëveshja aktuale do të jetë më e mirë se ajo e bërë në vitin 2009″>2009 .

“Ne po bëjmë një marrëveshje më të mirë se ajo e 2009″2009. Ajo e 2009″ 2009 ishte sipas barazlargësisë, kurse kjo tani do të bëhet sipas barazlargësisë të agjustuar”, tha Bushati.

Ai konfirmoi gjithashtu rishikimin e testeve, ndërsa tha se me grekët po diskutohet edhe njohja e patentave shqiptare dhe kontributeve të shqiptarëve në Greqi.

Pjesw nga deklarata

Keni pranuar në princip?

Bushati: Pala shqiptare në diskutimet për këtë cëshrtje është nisur nga disa principe, që përcaktojnë në një mënyrë a tjetër sesi lëviz pala shqiptare, pra e drejta ndërkombëtare, vendimi i gjykatës kushtetuese, ka një pjesë që i hyn në thelm marrëveshjes

Ne kemi rënë dakort, mund tju them që rezultati për palën shqiptare është disa herë më i mirë se i 2009-tës, në respekt të plotë mëe vendimin e Gjykatës Kusahtetuese dhe me të drejtën ndërkombëtare

Një pyetje, a keni lejuar territor, det shqiptar?

Bushati: Marrëveshja e 2009 është bërë mbi bazën e parimit të barazlargësisë, ndërkohë e jona mbi këtë bazë por e axhustuar në përputhje me gjeografinë dhe bazën ligjore ndërkombëtare.

Ne kemi diskutuar në parim për linjat e kuqe, po ju them që marrëveshja do jetë disa herë më e favorshme se ajo e 2009-tës.

Më lind e drejta tjem spektik

Bushati: Do të ulen ekspertët në tavolinë dhe do të finalizojnë marrëveshjen

Në rast se bisedimet në nivel ekspertësh mbyllen me sukses, ekzistojnë të gjitha mundësitë që brenda 6 mujorit të zgjidhet.