Bedri Omuri, një nga lojtarët më të mirë të Kombëtares dhe Tiranës së viteve ’80-të, është i bindur se Shqipëria kualifikohet në Europian “Euro2024”.
Në një intervistë për “Panorama Sport”, Omuri pranoi se Tirana gaboi me Shehin, se skuadra ka oshilacione, por mbetet ekipi më i kompletuar në Superiore dhe se do të fitojë derbin. Omuri analizoi kampionatin dhe kuqezinjtë që sot kanë një takim me historinë.
“Normalisht them që është ndeshje e fortë sfida me Çekinë, por nga ana tjetër them se Kombëtarja jonë me 90% është e kualifikuar. Edhe nëse humbasim në këtë sfidë, me një fitore në Moldavi, ne e sigurojmë kualifikimin. Nga ana tjetër, unë nuk besoj se humbasim sot me Çekinë. Skuadra i ka mundësitë për gjithçka. Madje për të marrë edhe një pikë i kemi mundësitë”, theksoi Omuri.