Shqipëria lejohen që në pikat e saj kufitare të hyjnë qytetarë të Maqedonisë së Veriut edhe me letërnjoftimet dhe patent shoferët e vjetra me emrin Republika e Maqedonisë.
Sipas Alsat, po ashtu lejohey hyrja e makinave edye pa stikerin NMK në targa.
Sipas protokollit dypalësh me Shqipërinë, sot qarkullimi zhvillohet normalisht me dokumente të vlefshme udhëtimi dhe me patentë shofer dhe targa pa shenjën NMK.
Sipas informacioneve të MPB-së, kjo po lejohet në pikëkalimin kufitar Qafë Thanë, ku qytetarët e Maqedonisë së Veriut nuk janë kthyer.
Në atë pikë kufitare nga mesnata deri në orën 10 të mëngjesit të sotëm, kanë hyrë dhe kanë dalë gjithsej 837 pasagjerë.
Nuk ka ndryshime edhe në vendkalimet kufitare “Bllatë” dhe “Xhepishtë-Trebishtë” afër Dibrës.(INA)