“Shqipëria, me rritjen më të fortë në Europë” – Në 3-mujorin e parë, më shumë se dyfishi i turistëve sesa në 2019

Picture of Ina Online
Ina Online

30/05/2024

Shqipëria e ka nisur vitin 2024 me një rritje të konsiderueshme sa i përket mbërritjes së turistëve të huaj. Referuar raportit më të fundit të Barometrit Botëror të Turizmit, hartuar nga Zyra e OKB për Turizmin, vendi ynë cilësohet me rritjen më të fortë në Europë për 3-mujorin e parë të këtij viti. Ndërsa, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019, rritja e turistëve të huaj është mëse dyfishuar, ose 129% më shumë. Rezultate të kënaqshme kanë regjistruar edhe Serbia me 43% më shumë turistë, apo Bullgaria me 38%.

Sipas të dhënave nga INSTAT në katër muajt e parë të vitit në Shqipëri hynë rreth 2,3 milionë vizitorë të huaj, ose 38% më shumë se viti paraardhës. Vetëm muaj prill regjistroi një fluks prej rreth 800 mijë shtetas të huaj, të cilët vizituan Shqipërinë. Ashtu sikurse ishte parashikuar ky vit ka nisur me këmbë të mbarë për turizmin dhe ekonominë e vendit në tërësi. Ndërsa viti që lamë pas u mbyll me rreth 10 milionë turistë, qeveria parashikon që në 2024 shifra e turistëve të huaj që vizitojnë Shqipërinë të arrijë në 14 milionë.

Duke u rikthyer në raportin e Barometrit Botëror, turizmi ndërkombëtar arriti në 97% të niveleve para pandemisë në tremujorin e parë të vitit 2024. Gjatë kësaj periudhe, në të gjithë botën udhëtuan rreth 285 milionë turistë. Sipas rajoneve, Lindja e Mesme regjistroi rritjen relative më të fortë, me 36% më shumë krahasuar me nivelet para pandemisë, ndërsa Evropa i tejkaloi nivelet para pandemisë për herë të parë në një tremujor me 1%.

Parashikimet pozitive do të vijojnë edhe për periudhën maj-gusht 2024, ndonëse nënvizohet se vështirësitë ekonomike dhe gjeopolitike vazhdojnë të paraqesin sfida të rëndësishme për rimëkëmbjen e plotë të turizmit ndërkombëtar dhe niveleve të besimit.

TË FUNDIT

Mexhiti ironizon opozitën shqiptare: Nëse arritjet zhbëhen kaq lehtë, atëherë çfarë kanë bërë për 20 vjet?

Vajc: Në rrugën evropiane, Maqedonia ka pengesa me historinë nga shekulli i kaluar

Sërish lavdërohet Trump: Ndaluam luftën e Serbisë ndaj Kosovës tri javë më parë

Fetai: Na torturuan për lista të veçanta tani shkrihen në BDI me lista të përbashkëta

Bekim Qoku: Prania e shtetit shqiptar në Strugë forcon faktorin shqiptar në rajon

Tragjike në Shqipëri! Kapiteni hero i anijes shpëton dy turistë, por mbytet vetë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË