Shqipëria në krye të OSBE në 2020

0

Ambasadori i BE në Tiranë Luigi Soreca ka përshëndetur vendimin e marrë sot që i jep Shqipërisë kryesimin e radhës së OSBE-së në vitin 2020.

Në një postim në Twitter, Soreca shpreh mbështetje për këtë rol të rëndësishëm që do të marrë Shqipëria. “Ambasada e BE në Shqupëri mirëpret vendimin për miratimin e kandidaturës së Shqipërisë për kryesimin e OSBE-së. Presim me padurim t’i japim mbështetjen tonë Shqipërisë edhe për këtë rol të rëndësishëm”, shkruan ambasadori i BE.