Shqipëria, në listën e “The Telegraph” për vendet më të mira në Ballkan për t’u vizituar

ina-online
ina-online

10 Korrik, 2023

Prestigjiozja britanike “The Telegraph” i ka kushtuar një shkrim vendeve të Ballkanit, i cili dekadat e fundit është kthyer në një mundësi udhëtimi.

Në këtë shkrim ku renditen 10 vendet të cilat sugjerohen për t’u vizituar, “The Telegraph” thekson se vetëm vitin e fundit mbi 4 milionë turistë britanikë e kanë vizituar këtë rajon.

Sa i përket Shqipërisë, prestigjiozja britanike shkruan se “e cilësuar dikur si një djerrinë neo-staliniste e betonit postkomunist, Shqipëria ka lulëzuar në dekadën e fundit për sa i përket imazhit të saj”

Përveç bregdetit, në shkrim i vihet theksi edhe kulturës dhe historisë së vendit tonë.

Në shkrim theksohet se atje ku shkëlqen, Shqipëria shkëlqen shumë. Vlora shënon pikën ku bashkohen Adriatiku dhe Joni, ngjitur me Gadishullin e Karaburunit.

“Vlora shënon pikën ku bashkohen Adriatiku dhe Joni, ngjitur me Gadishullin e Karaburunit. Deti duket po aq fotozhenik edhe më poshtë në bregdet, në Sarandë. Megjithatë, duhet të shkoni në brendësi të vendit dhe shpaloset një ëndërr piktoreske, vende të lashta historike si Butrinti, Bylisi dhe Apolonia. Qytetet e mrekullueshme osmane si Gjirokastra dhe Berati zbukurojnë peizazhin. Parku Kombëtar i Llogarasë strehon një tjetër lloj lartësie shqiptare nën maskën e maleve të larta”.The Telegraph, transmeton Botapress.info/

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

shkup

Publikohet lista e vendeve më të sigurta në botë, Maqedonia e Veriut në vendin e 38-të

Radojcic vilat pasuria

Luksi dhe fitimet e mëdha: Sa kushton vila e Radoiçiqit dhe si u pasurua kaq shumë ky njeri?

evn-fatura

Është rritur çmimi i energjisë elektrike në RMV, ESHS: Çmimi mesatar është 6.737 denarë për një kilovat orë

qeveria kovacevski4

A ka krizë në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut?!

denari-756x420-696x387-1

Prej sot fillon pagesa e pensioneve, me rritje prej 5.3%

Screenshot-4-2-696x414

Dogana e Maqedonisë konfiskoi disa motoçikleta dhe disa pajisje për automjete

daniel server

Daniel Serwer përmend skenarët e rrezikshëm të Serbisë dhe Rusisë

lajcak

Lajçak mund të largohet së shpejti nga detyra e emisarit për dialog?!

Onkologija Onkologjia shkup

Protestat vazhdojnë, drejtësi për viktimat e Onkologjisë

INFO

NA NDIQ