Shkruan: Naser Pajaziti
A e dini se Zelimkhan Abakarov, Islam Dudaev dhe Chermen Valiev janë tre pelivanat (mundësit) shtetas rusë të natyralizuar me pasaporta shqiptare që po përfaqësojnë Shipërinë në Lojrat Olimpike “Paris 2024”.
Ky është një realiteti i kontradiktave tona, nga një ekstrem në ekstrem tjetër.
Nuk e di kush i ka përzgjedhur këta sportistë dështakë në vendin e tyre, e që në Shqipëri kanë kushte dhe favore sidomos për pjesëmarrjen nëpër këto gara ndërkombëtare që Komiteti Olimpik Shqiptar jep para të majme, sidomos nëse arrihet medalje, por edhe ndonjë rezultat pozitiv.
A pak kemi mundësa shqiptarë. Vetëm në Shkup, rrethinën e Karshiakës dhe në Pollog kemi sa sportistë të talentuar të sportit të mundjes.
Atyre po t’i jepet përkrahja institucionale apo të ftohen nga federata shqiptare, garantoj se do të sjellin medalje dhe do të na bëjnë krenarë.
*postim në facebook