Shqipëria nis “nxehjen” për Euro 2024, kuqezinjtë në fushë për miqësoren e parë

Picture of ina-online
ina-online

03/06/2024

Shqipëria prej disa ditësh tashmë ka nisur grumbullimin në kuadër të Europianit që starton më datë 14 qershor në Gjermani.

Kuqezinjtë, janë pjesë e një grupi mjaft të fortë ku bëjnë pjesë Italia, Spanja dhe Kroacia. Megjithatë, të besuarit e trajnerit Sylvinho nuk do të dorëzohen pa luftuar më parë dhe po punojnë që të arrijnë një rezultat historik.

Përveç stërvitjes, Shqipëria ka programuar edhe dy miqësore, e para e ajo e ditës së hënë ndaj Liehtenshtejnit. Një ndeshje e cila do të zhvillohet në Hungari (Haladás Sportkomplexum) duke nisur nga ora 20:00 dhe që pritet t’i shërbejë teknikut brazilian për të kuptuar më mirë gjendjen fizike të futbollistëve të grumbulluar.

Pritet që formacioni të pësojë ndryshime me Sylvinhon që edhe në konferencën për shtyp para ndeshjes, paralajmëroi se në fushë do të hedhë futbollistët që kanë luajtur më pak. Në tre përballjet e mëparshme ndaj Liehtenshtejnit, Shqipëria ka fituar dhe në të treja ndeshjet me rezultatin 2-0.

Pas kësaj miqësore, kuqezinjtë do të zhvillojnë edhe testin e dytë miqësor ndaj Azerbajxhanit më datë shtatë qershor për t’u përgatitur më pas për Europianin që do ta hapin ndaj Italisë më datë 15 qershor. /Supersport

TË FUNDIT
2 orë
Cilët janë 4 skenarët që kualifikojnë Shqipërinë në 1/8 e Europianit?
3 orë
Kroacia – Shqipëria, formacionet e mundshme
3 orë
Luhen edhe dy ndeshjet e Grupit A: Gjermania dhe Zvicra kërkojnë kualifikimin
3 orë
Jo vetëm në Dortmund, shqiptarët do të japin spektakël edhe në Hamburg: Priten 30 mijë tifozë kuqezi
3 orë
Raundi i dytë në Europian/ Spikat dueli Kroaci-Shqipëri, në fushë edhe Gjermania me Zvicrën

ME TE LEXUARA

21 orë
Nesër vuloset fati i Shqipërisë, priten 3 ndryshime kundër Kroacisë. ”Penalizohet” Hysaj
3 orë
Raundi i dytë në Europian/ Spikat dueli Kroaci-Shqipëri, në fushë edhe Gjermania me Zvicrën
19 orë
Sylvinho para sfidës me Kroacinë: Do të jetë vendimtarja!
3 orë
Jo vetëm në Dortmund, shqiptarët do të japin spektakël edhe në Hamburg: Priten 30 mijë tifozë kuqezi
18 orë
Përplasje e madhe mes tifozëve të Turqisë dhe atyre të Gjeorgjisë
3 orë
Luhen edhe dy ndeshjet e Grupit A: Gjermania dhe Zvicra kërkojnë kualifikimin

LEXO MË SHUMË

kombetarja

Cilët janë 4 skenarët që kualifikojnë Shqipërinë në 1/8 e Europianit?

IMG_3319

Kroacia – Shqipëria, formacionet e mundshme

Gjermania

Luhen edhe dy ndeshjet e Grupit A: Gjermania dhe Zvicra kërkojnë kualifikimin

shqiptaret plisa tifozet kuq e zi

Jo vetëm në Dortmund, shqiptarët do të japin spektakël edhe në Hamburg: Priten 30 mijë tifozë kuqezi

shqiperia euro 2024

Raundi i dytë në Europian/ Spikat dueli Kroaci-Shqipëri, në fushë edhe Gjermania me Zvicrën

nedim bajrami

Cilët janë 4 skenarët që kualifikojnë Shqipërinë në 1/8 e Europianit

Lorik Cana

Cana ja çfarë thotë para përballjes së Kombëtares me Kroacinë (VIDEO)

kombetarja fitore shqiperi

Sot Shqipëri-Kroaci/ Luhet për ”jetë a vdekje”, priten tre ndryshime në formacionin e kuqezinjëve

portugalia

Triumf me përmbysje, Portugalia mposht Çekinë me rezultat 2-1

INFO

NA NDIQ