Shqipëria, një nga vendet kryesore në botë të kultivimit të drogës

Picture of ina-online
ina-online

01/07/2023

Shqipëria përmendet si një nga vendet kryesore në botë të kultivimit të kanabisit në raportin e fundit botëror të drogave 2022, një publikim i UNODC, zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogat dhe Krimet.

Sipas raportit, Shqipëria është e shtata në botë nga shtetet më të përmendura për origjinën, nisjen dhe tranzitin e barit të kanabisit për periudhën 2016-2019, (nga 154 shtete gjithsej) pas Marokut, Afganistanit, Spanjës, Holandës, Pakistanit dhe Libanit.

Në dekadën e fundit, kultivimi kanabisit në të zezë duket se është dega më produktive e bujqësisë dhe ka evoluar me shpejtësi gjatë pesë viteve të fundit, në drejtim të teknologjisë dhe kultivarëve.

Gazetari Artan Hoxha shprehet se, procesi i kultivimit është përmirësuar ndjeshëm nëpërmjet investimeve dhe ekspertizës, duke bërë që trafikantët të ruajnë fitimet, duke zvogëluar sipërfaqet e mbjella.

20 mijë të punësuar, 1 miliard euro në vit të ardhura

Në të gjithë vendin angazhohen në kultivimin e kanabisit të paligjshëm rreth 20 mijë persona në vit me sezone, thotë z. Hoxha. Ata zënë rreth 5% të punësimit total të raportuar nga INSTAT.

Një punonjës në sektorin e prodhimit paguhet mbi 2 mijë lekë në ditë, nga rreth 1,5 mijë lekë që paguhet një punonjës në ditë në serrat e Lushnjës dhe Divjakës.

Ndërsa në procesin e përpunimit, pagesat janë më të larta dhe shkojnë nga 3 deri në 5 mijë lekë në ditë, sipas të dhënave nga tregu.

Kultivimi i kanabisit në të zezë është bërë një biznes më i kontrolluar, duke ulur sipërfaqen dhe duke rritur vlerën e prodhimit prej teknologjisë dhe përmirësimit të kultivarëve. Grupet po ruajnë nivelin e të ardhurave, duke kultivuar shumë pak.

Shumica e mbjelljeve nuk dëmtohen nga policia, sepse kryhen pasi të jenë inspektuar zonat në pranverë nga Guardia di Financa. Kultivarët e Gorrillas mbillen dhe piqen për 6-9 javë sipas zonave, në kohën mes kontrolleve që zakonisht bëhen në pranverë dhe në vjeshtë.

Në Shqipëri ka shumë ferma që kultivojnë nga 5 deri në 100 mijë rrënjë edhe më shumë, shpjegoi z. Hoxha. Institucionet financiare ndërkombëtare e konsiderojnë ekonominë informale në 30-40% të PBB-së ose 14 miliardë euro më 2021.

Sipas këtyre raporteve, pjesa e ekonomisë së zezë është më shumë se rreth 4 miliardë euro, ku rreh një e treta mbi 1 miliard euro vlerësohet se gjenerohet nga tregtia e kanabisit.

Sipas gazetarit Hoxha, të ardhurat nga kanabisi gjejnë shpërndarje në formën e korrupsionit që nga qarqet politike, policisë, pushtetit lokal dhe gjithashtu në formën e pagesave për transportuesit, përpunuesit, transportuesit dhe agronomët etj.

Kanabisi siguron të ardhura të rregullta për rreth 20 mijë familje në vendin tonë. Kultivimi i bimës ka nxitur tregtinë që mbështet rritjen kanabisit, që nga inputet bujqësore, deri te njësitë e sofistikuara laboratorike për prodhimin e vajit.

Nga viti 2016, kur bimët narkotike u mbollën masivisht në të gjithë vendin, duke krijuar mbiofertë që ndikoi në uljen e çmimit në tregun europian, tani proceset janë më të kontrolluara, tha Artan Hoxha gazetar me përvojë në çështjet e kronikës së zezë dhe krimit të organizuar.

Z. Hoxha tha se, farat e kanabisit që mbillen në Shqipëri vijnë nga Holanda dhe janë të sigurta, teksa një lloj kultivari i cilësuar Gorrilla ka bërë revolucion në rendimet./Monitor.al

TË FUNDIT
15 orë
Sekretari i Jashtëm britanik këtë javë në Tiranë! “The Sun” zbardh axhendën
16 orë
“Bolton News”: Shqipëria mes destinacioneve më të mira dhe miqësore me buxhetin
1 ditë
Ilir Meta: Ja pse e mbështeta VMRO-DPMNE-në?
2 ditë
Qëndroi ulur kur Kurti hyri në zyrën ku ndodhej edhe O’Brien, Rama flet për fotografinë që u bë virale
3 ditë
Do bombardohen shkollat! Alarmi që ngrit në këmbë Shqipërinë

ME TE LEXUARA

16 orë
“Bolton News”: Shqipëria mes destinacioneve më të mira dhe miqësore me buxhetin
15 orë
Sekretari i Jashtëm britanik këtë javë në Tiranë! “The Sun” zbardh axhendën

LEXO MË SHUMË

david cameron

Sekretari i Jashtëm britanik këtë javë në Tiranë! “The Sun” zbardh axhendën

ksamil sarande

“Bolton News”: Shqipëria mes destinacioneve më të mira dhe miqësore me buxhetin

meta

Ilir Meta: Ja pse e mbështeta VMRO-DPMNE-në?

edi rama shkup

Qëndroi ulur kur Kurti hyri në zyrën ku ndodhej edhe O’Brien, Rama flet për fotografinë që u bë virale

Klasa_zbrazet_Banka-600x347-1

Do bombardohen shkollat! Alarmi që ngrit në këmbë Shqipërinë

policia-shqiperi shqiptare

Terrori gjatë natës në Durrës/ 40-vjeçari mori peng fëmijët e tij të mitur dhe qëllonte me kallashnikov! Të shtëna edhe ndaj RENEA-s

Edi Rama

Media greke pas takimi të Ramës me shqiptarët në Athinë: Marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Greqisë përballë një ngërçi

edi rama

Rama flet për Çamërinë nga Athina: Emigrantët përjetuan poshtërimin e fshesave të zeza

vlora2

Vlora çel sezonin turistik, synon të jetë destinacioni kryesor i pushuesve

INFO

NA NDIQ