Shqipëria përgatitet të rinisë prodhimin e armëve, Ministri Vëngu inspekton Uzinën e Gramshit

Picture of INA
INA

28/08/2024

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu ka inspektuar Uzinën Mekanike në Gramsh, dikur burimi kryesor i furnizimit të ushtrisë me armë të prodhuara në vend.

Në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes theksohet se në fokus është edhe Kombinati Mekanik në Poliçan, aktualisht jashtë funksionit, por dikur një aset i çmuar i Industrisë Ushtarake.

Rizgjimi i fabrikave dhe uzinave parashikohet të bëhet me një formulë të re menaxhimi nëpërmjet një shoqërie tregtare shtetërore, që do të drejtojë procesin e ringritjes së Industrisë së Mbrojtjes.

Shoqëria do të marrë në zotërim aktivet e ndërmarrjeve shtetërore, ndërsa fuqia punëtore aktuale do të vijojë marrëdhëniet e punës nën një perspektivë të re dhe premtuese”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes, raporton A2.

“Modernizimi i Forcave të Armatosura, zgjerimi i kapaciteteve dhe zhvillimi i Industrisë Ushtarake janë ndër prioritetet kryesore të qeverisë shqiptare dhe Ministrisë së Mbrojtjes. Ka nisur puna për projektin që rikthen në qendër rëndese Industrinë Ushtarake me rikthimin në jetë të disa prej uzinave të lidhura ngushtë me zinxhirin e prodhimit të mallrave ushtarake.

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu inspektoi nga afër Uzinën Mekanike në Gramsh, i shoqëruar nga zëvendësministri i Mbrojtjes Dorian Tola dhe kryetari i bashkisë Besion Ajazi, për të vlerësuar personalisht gjendjen aktuale dhe avantazhet që kjo uzinë siguron, si në aspektin e kapaciteteve njerëzore, ashtu dhe ato infrastrukturore.

Dikur uzina ishte burimi kryesor i furnizimit të ushtrisë me armë të prodhuara në vend, ndërsa pas viteve ‘90 aktiviteti i saj erdhi duke u reduktuar duke u fokusuar në procesin e demilitarizimit të armëve të vogla.

Në fokusin e Ministrisë së Mbrojtjes është edhe Kombinati Mekanik në Poliçan, aktualisht jashtë funksionit, por dikur një aset i çmuar i Industrisë Ushtarake për shkak të historisë, pozicionit strategjik dhe infrastrukturës së favorshme.

Poliçani do të jetë pjesë e strategjisë së qeverisë shqiptare për jetësimin e industrisë së mbrojtjes për të tërhequr investime të rëndësishme nga sektori privat, të cilat mund ta rikthejnë atë në një aset të rëndësishëm për mbështetjen e Forcave të Armatosura dhe zgjerimin e kapaciteteve prodhuese për qëllime ushtarake dhe civile.

Rizgjimi i fabrikave dhe uzinave parashikohet të bëhet me një formulë të re menaxhimi nëpërmjet një shoqërie tregtare shtetërore, që do të drejtojë procesin e ringritjes së Industrisë së Mbrojtjes. Shoqëria do të marrë në zotërim aktivet e ndërmarrjeve shtetërore, ndërsa fuqia punëtore aktuale do të vijojë marrëdhëniet e punës nën një perspektivë të re dhe premtuese.

Shoqëria tregtare shtetërore, ka objekt veprimtarie projektimin, prodhimin, riparimin, demilitarizimin dhe tregtimin, brenda dhe jashtë vendit, të armëve, municioneve, teknologjive dhe pajisjeve ushtarake, si dhe çdo aktivitet të lidhur me këtë veprimtari, në funksion të politikave kombëtare të Sigurisë dhe Mbrojtjes dhe rritjes së kapaciteteve të Mbrojtjes. Nga ana tjetër, rijetëzimi i këtij sektori pritet të kontribuojë në rritjen e punësimit dhe zhvillimin ekonomik të vendit”, mbyllet njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes.

TË FUNDIT
10 orë
Sfidat e Shqipërisë për në BE, Rama: Duhet të bëjmë detyrat e shtëpisë
11 orë
Nënë e bir u dogjën brenda banesës, fqinjët rrëfejnë tmerrin: 57-vjeçarin e gjetëm të shkrumbuar
15 orë
U shua në moshën 44-vjeçare pas një arresti kardiak! Homazhe shtetërore në nderim të Gerti Bogdanit në Kuvendin e Shqipërisë!
1 ditë
E rëndë/ Ndahet papritur nga jeta ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani
2 ditë
Pronari i universitetit që jepte diploma false blinte dhurata për ministren dhe vartësit e saj

ME TE LEXUARA

2 ditë
“The Independent”: Shqipëria mes pesë destinacioneve më të bukura për pushime dimërore
2 ditë
Dyfishohen çmimet e apartamenteve në Durrës

LEXO MË SHUMË

edi rama

Sfidat e Shqipërisë për në BE, Rama: Duhet të bëjmë detyrat e shtëpisë

shtepi zjarr

Nënë e bir u dogjën brenda banesës, fqinjët rrëfejnë tmerrin: 57-vjeçarin e gjetëm të shkrumbuar

IMG_0665

U shua në moshën 44-vjeçare pas një arresti kardiak! Homazhe shtetërore në nderim të Gerti Bogdanit në Kuvendin e Shqipërisë!

IMG_0665

E rëndë/ Ndahet papritur nga jeta ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani

evis kushi

Pronari i universitetit që jepte diploma false blinte dhurata për ministren dhe vartësit e saj

durres

Dyfishohen çmimet e apartamenteve në Durrës

thethi turizmi malor

“The Independent”: Shqipëria mes pesë destinacioneve më të bukura për pushime dimërore

diploma student bursa

FOTO/Skandal me shitjen e diplomave, arrestohet pronari i një universiteti shqiptar

at nikolle xhufka

Prifti At Nikolla Xhufka: Nuk jam homoseksual! Video, manipulim me inteligjencën artificiale. Ma ka bërë Behxhet Pacolli

INFO

NA NDIQ