Shqipëria po e rregullon imazhin, problem fuqia punëtore

ina-online
ina-online

26/10/2023

Shqipëria po rregullon imazhin e saj në sytë e investitorëve të huaj. Në anketën e këtij viti të zhvilluar nga Shoqata e Investitorëve të Huaj, vlerësimi për klimën e të bërit biznes në vend u përmirësua me 6 pikë në raport me një vit më parë.

Megjithatë, treguesi prej 46 pikësh, nga 100 të mundshme mbeti sërish poshtë mesatares.

“Në këtë drejtim, po punohet gjithashtu për hartimin e një kuadri të ri ligjor për një ligj të unifikuar të investimeve, i cili synon ta bëjë Shqipërinë akoma edhe më tërheqëse për investitorët e huaj, duke stimuluar investimet në përgjithësi dhe investimet në sektorë prioritarë.”, theksoi Ervin Mete, ministër i Financave dhe Ekonomisë.

Investitorët e huaj u shprehën optimistë gjithashtu për situatën ekonomike duke e vlerësuar atë me 52 pikë nga 100 të mundshme. Në raport me një vit më parë, treguesi u përmirësua me 8 pikë.

Megjithatë, përfaqësuesit e kompanive të huaja u shprehën shumë të shqetësuar në drejtim të gjetjes së fuqisë punëtore të kualifikuar. Treguesi u përkeqësua me 7 pikë në raport me një vit më parë.

Pavarësisht përmirësimit të disa treguesve, sipas Shoqatës së Investitorëve të Huaj, klima e të bërit biznes vijon të jetë problematike për shkak të sistemit gjyqësor, mungesës së transparencës nga qeveria, pamundësia për forcë punëtore, legjislacioni fiskal dhe administrata tatimore./A2CNN

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

albi

​“Albi Mall” tani edhe në Gjilan, projekt impresionues në vlerë 40 milionë euro

Duhani

Një akcizë 30% më e lartë në cigare do të shpëtojë 7000 jetë në vit dhe do të ketë 265 milionë euro shtesë në buxhet

ven

Nikollovski do të ndajë 87 marrëveshje për mbështetje për grant deri në 10.000 euro për kantinat e vogla familjare për verë

auto_korrupsion1511207587

Kush janë më të korruptuarit në Maqedoninë e Veriut?!

branko_azeski

Branko Azeski do të kryesojë në shoqatën e dhomave ekonomike të Ballkanit në vitin 2024

Gjermani euro

Një alarm në ekonominë gjermane

Kovacevski

Kovaçevski: Sukseset e kompanive vendase janë investim në rritjen ekonomike

Fatmir-Bytyqi

Bytyqi: Mbështetëm qytetarët dhe kompanitë me mbi dy miliardë euro

termocentral obiliq ndotje qymur

Maqedonia e Veriut, gati të heqë dorë nga qymyri – Plan prej 3 miliardë euro për prodhim të energjisë së pastër

INFO

NA NDIQ