Shqipëria po tkurret, INSTAT: Po vazhdon rënia e popullsisë

Picture of Ina Online
Ina Online

16/05/2025

Në 3 muajt e pare të vitit 2025, popullsia e vendit ka pësuar tkurrje natyrore, pasi janë regjistruar më shumë vdekje sesa lindje me një bilanc negativ prej 883 personash.

Referuar të dhënave të INSTAT, numri i lindjeve ka shënuar një rënie të ndjeshme prej 14.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Qarku i Tiranës, vazhdon të mbajë peshën më të madhe të lindjeve me 1,750 të regjistruara ne 3 mujorin e parë.

Në kahun tjetër, Gjirokastra vazhdon të ketë numrin më të ulët të lindjeve me vetëm 76 foshnje, duke vijuar trendin e vitit të kaluar, kur në total ishin vetëm 336 lindje për gjithë vitin 2024

Megjithatë, pavarësisht se vdekjet janë ulur me 5.8% ato vazhdojnë të jenë më të larta se lindjet. Vetëm në Tiranë regjistrohen të paktën 1.423 persona që janë ndarë nga jeta, ndërsa qarku i Shkodrës që ka shënuar rritje me 4.3%.

Përgjatë vitit 2024 gjithsej lindën 23.310 foshnje dhe u regjistruan 22.102 vdekje, me një diferencë 1.208 më shumë lindje sesa vdekje.

TË FUNDIT

Kryebashkiaku i New York-ut me plis në kokë

Gashi në krah të Ibrahimit: Demantohen zërat për përçarje!

Jonida Maliqi në pushime me djalin, ja sa është rritur

Kah po shkon Edon Zhegrova – tri klube të njohura vihen pas tij, pak gjasa të qëndrojë te Lille

Qeveria e miratoi propozim-ligjin për përfaqësim të drejtë

Sela: Ligji për përfaqësim adekuat nuk kalon

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË