Shqipëria zyrtarisht pa trajner; Edy Rejës i përfundon kontrata

Kombëtarja shqiptare është zyrtarisht pa trajner. Tekniku Edi Reja ka përfunduar kontratën e tij ndërkohë që federata shqipëtare e futbollit është në kërkim të një drejtuesi tjetër për pankinën kuqezi.

77 vjecari e mbylli aventurën e tij me zhgënjim në kompeticionin e Ligës së Kombeve ku kombëtarja u rendit e fundit. Ndërkohë emrat që priten të zëvendësojnë Edi Rejan vinë sërish nga italia.

Në mediat italiane janë përfolur kohët e fundit Luigi De Biago, i cili ka qenë drejtues i ekipit të Spal, ish –traneri i Milanit Marco Giampaolo si dhe ish -mesfushori i Interit Esteban Cambiasso. Teksa nga trajnerët shqipëtar emri më i lakuar ka qenë Besnik Hasi. Ndërkohë që gjasat që Edi reja të marrë një oferte nga Presidenti Duka për kontratë të re duken minimaliste.