Shqipërim Arifi demaskon shpifësit rreth RTP-së

0

Rreth RTP!
Ata që për vite me rradhë e sollën RTP në këtë pozitë, tash për interesa personale e partiake po rrejnë e po manipulojnë e po paraqesin interese kombëtare e po bëjnë fushatë për RTP!
Ata që rrejnë e mashtrojnë, po na thonë neve mashtrues.

Ata të cilët asgjë nuk punojnë kurrë, po i mësojnë të tjerët si me punu kur në shumicën e rasteve janë vetëm anëtarë të ndonjë partie me karakter të sektës apo sahanlëpirës të saj.

Makineria manipuluese e shoqërisë sonë me metodat më të ulëta po ekzekuton planin e mbrojtes të interesave personale dhe klanore me krijesa komplotiste. RTV Presheva ishte historikisht e kapur nga PVD dhe PDSH, dhe ishin mu këta që e sollën në këtë pozitë, ndërkaq tani figuron si pronë private e nomenklaturës së PVD-së. Shikoni videon: