VIDEO/Rrëfimet e panjohura të shqiptarëve në Turqi, që u shkëmbyen nga Greqia si turq

ina-online
ina-online

4 Shtator, 2023

Fshati Kominades, i njohur ndryshe me emrin Shag, është një prej fshatrave që qëndrojnë zinxhir mes kufirit shqiptaro-grek të cilët dikur ishin të populluar nga shqiptarë, kryesisht të besimit islam.

Kjo zgjati derisa në vitin 1924, një vit pas firmosjes së Traktatit të Lozanës ata u detyruan të braktisin gjithçka që kishin për t’u zhvendosur drejt fshatit Özvatan të Turqisë ku nisën një jetë të re.

Marrëveshja e veçantë turko-greke nuk skicoi veç kufijtë e Turqisë së sotme pas shpërbërjes së Perandorisë Osmane, por skicoi edhe drama të njëpasnjëshme njerëzore.

Disa prej tyre janë sjellë nga gazetari Andrea Danglli në dokumentarin “Shqiptarët e Turqisë” të transmetuar në Euronews Albania, ku paraqitet një tablo e qartë historike mes të shkuarës dhe të tashmes.

Çfarë ndodhi me shqiptarët e këtij fshati dhe ku përfunduan ata pas dëbimit? Si u kundërshtua zbatimi i Traktatit të Lozanës nga Tirana zyrtare e asaj kohe dhe roli i fuqive të mëdha? Si është jeta e trashëgimtarëve të tyre sot dhe çfarë kërkojnë ata nga Shqipëria?

Në vitin e 100-të nga nënshkrimi i traktatit të Lozanës, dokumentari i gazetarit Andrea Danglli paraqet anën tjetër të historisë për këtë komunitet shqiptarësh që ecën në të tashmen me gjurmë ende të forta të së shkuarës./Euronews.al

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Kuvendi parlamenti maqedoni

Ligji për amnisti është dorëzuar në Kuvend – do të zbatohet me procedurë të shkurtuar

spital-1130x635-1-696x391

Nëna e 17-vjeçarit me autizëm që u keqtrajtua në Demir Hisar: Mezi rrinte në këmbë, ishte i mbidozuar nga ilaçet

kontrolloret-ajror-MK-1130x635-1-696x391

Kontrollorët e trafikut ajror në Maqedoni paralajmërojnë grevë më 12 tetor

policia financiare e Maqedonise

Kush do të vjen drejtor i policisë financiare, pas largimit të Muaremit

baza ushtarake serbe

Kjo është baza e re ushtarake serbe që po ndërtohet në afërsi të kufirit me Kosovën (FOTO)

vucic cnn

Vuçiq gënjen në CNN

vjosa rama von der leyen michel

Ulja e çmimit të internetit ‘Roaming’ mes Europës dhe Ballkanit Perëndimor, Rama: Hyri në fuqi më 1 tetor, e konkretizuar në samitin historik në Tiranë

vucic-1

Ushtria serbe në kufi me Kosovën, zbardhen prapaskenat e lëvizjes së fundit të Vuçiqit – ja çka ndodhë nëse sulmon ushtarakisht

Ursula von der Leyen

Parlamenti Evropian diskuton sot për sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës, pritet miratimi i një rezolute

INFO

NA NDIQ