Punonjësi maqedon i bankës dhe dy studentet shqiptare në Tetovë!

ina-online
ina-online

12 Shtator, 2023

Shkruan: Abdylnaser Sinani

Sot, Banka komerciale në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë: dialogu mes studentes shqiptare dhe punonjësit maqedonas: pagesë për listën e notave, ne razbiram sto ti treba, nga ana tjetër, si i thonë mi kësaj për suksesin e notave, e pyet studentja një tjetër studente edhe ajo nuk kuptonte maqedonishten.

Punëtori maqedonas rreth të pesëdhjetave, në maqedonisht, cila ishta shuma e pagesës, një mijë njëra dhe tjetra dymijë denar, tha studentja, pak shqip pak maqedonisht, e cila me gjasë pagoi dy certifikata të notave me çmime të ndryshme! E dyta, studente më keq se e para, sportelisti vazhdon punën në gjuhën zyrtare, studentet paguan, por për çfarë?!

Studentet shqiptare nuk e njohin maqedonishtet(edhepse me vite kanë mësuar gjuhën maqedone), sportelisti maqedonas nuk e flet shqipen (edhepse punon në një mjedis mbi 95 përqind shqiptarë)?
Tredhjetë vjet flasin dhe lavdërohen për barazi, multikulturalizën e gjuhë zyrtare shqipja!

Realiteti krejt ndryshe. Asnjë përparim, asgjë nga shqipja zyrtare, sepse duke luajtur në ndjenjat etnike e fetare dhe patriotizëm të rrejshëm të elitave politike shqiptare dhe maqedonase, gjithë këto vite kanë ushqyer urrejtjen mes shqiptarëve dhe maqedonasve.

Kështu më lehtë kanë zhvatur qytetarët e lodhur nga politika dhe gjithnjë e më të varfunë. Dhe kanë mbrojtur pozitat e tyre. Çfarë mjerimi!

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

cun

Mbramë, kur rashë me fjetë bana gjynahe

fejzi hajdari

Edhe pas 20 vitesh, M’susi e Ahmeti tallen me Ligjin për UÇK-në!

fatmir limani

Mësuesi me regjistër të humbur!

dritan demiraj

Lufta duhet shmangur, por nëse mbeturinat e Milosheviqit e kërkojnë…

Kudusi Lame

Gjeneral Lama: Aleksandër Vuçiqi, komandant i paaftë dhe frikacak…

ben blushi

NË MANASTIRIN E BANJSKËS, NË KOSOVË

Ramush-Haradinaj-ne-veture

Paqen në Kosovë askush s’mund t’a rrezikoj

xhelal svecla

Demaskimi i Serbisë

Lutfi Dervishi

Kur drejtësia bëhet për tik tok

INFO

NA NDIQ