SHQIPJA NË MAQEDONI, GJUHË ZYRTARE APO JO?

Picture of ina-online
ina-online

14/09/2024

Shkruan: Jusuf Buxhovi

Kësaj pyetje “hamletiane” duhet t’i japin përgjigje sot më shumë se kurrë dhe pa sjelljen e strucit klasa e gjithmbarshme politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, veçmas ajo e dalë nga lufta e përfshirë në të gjitha qeverisjet mbas marrëveshjeve të Ohrit dhe atyre të Prespës me gojën plot të barazisë së gjuhës shqipe, duke e anashkaluar qëllimisht barazinë kushtetuese, për ç’gjë në vitin 2001 u rrokën armët dhe u derdh gjak, për ta manipuluar me atë ligjore, pra atë të numrave, ku 20 përqindëshi shfaqet limit i përdorimit të shqipes në suaza komunale, që do të thotë, se në ambientet ku kjo përqindje bie nga shkaku se një pjesë e shqiptarëve identietin kombëtar tashmë po e zëvendësojnë me atë fetar, osr pse migrijnë me të madhe dhe kështu zbrazin atdheun, mund të ndodhë që arsimi shqip të zëvendësohet me atë “të shumicës” maqedonisht ose turqisht!

Ky mashtrim, në të vërtetë, ka nxjerrë në pah fytyrën e vërtetë të klasës politike shqiptare në Maqedoni e prirur që të drejtat kombëtare të mos i shohë në përputhje me barazinë kushtetuese si popull shtetformues, por me volumin e posteve në administratë, diplomaci dhe borde, gjithnjë në sherbim të nomenklaturave politike maqedonase, të cilat, pjesëmarrjen e shqiparëve në qeverisje e kanë instrumentalizuar për qëllimet që Maqedonia e Veriut të etablohet shtet-komb me miratimin e shqiparëve!
Këtij mashtrimi, që tashmë, me ardhjen në pushet të opozitës së deridjeshme nacionaliste, së cilës një pjesë e spektrit politik shqiptar i ka sherbyer me vasalitet, po i çirren maskat, por në dëm të shqiptarëve, të cilët, barazinë ligjore të gjuhës nuk e kanë as sa ajo e vitit 1974.

Këtij vetësharrimi, ndihmesë të madhe i dhanë edhe të gjitha shtresat intelektuale të mendësisë së çajtoreve të Bashqarshisë, servile ndaj klaneve politike shqiptare në pushtet, siç i dhanë ndihmesë të madhe edhe mediumet, gjithashtu në shërbim të feudeve politike të Tetovës apo atyre “të qytetarisë” nga Shkupi, që u pajtuan që diskursi i barazisë ligjore, pra ai i numrave, të manipulohet me atë të barazisë kushtetuese të gjuhës shqipe, në preambulën e kushtetutës së shtetit.

“Çirrjet” e politikanëve shqiptarë se me vendimet e fundit të Presidentës së shtetit , që hoqi shqipen nga preambula e presidencës dhe të Gjykatës Kushtetuese që vuri në dyshim edhe barazinë ligjore të numrave, si manipulim politik, po “bëhet puç kushtetues”, janë hipokrite dhe antikombëtare njëherësh. Ngaqë qysh nga Marrëveshjet e Ohrit, ato të Prespes, për ta “barazia” matej me poste, me privilegje feudesh, me përfitime nga biznis të pista dhe jo me barazi kushteuese, të sankcionuara në kushtetutën e shtetit!

TË FUNDIT
10 orë
Si humbet VMRO DPMNE në labirinthin e kulturës politike?
5 ditë
Dum babën! Dum babën!
5 ditë
Ngjela ‘shpërthen’ ndaj Ramës: Tradhti kombëtare, nuk e lejon as…!
6 ditë
Për BDI-në dhe “suksesin” eurointegrues - retrospektivë e shkurtër
7 ditë
Aleanca e shpallur ‘gjeostrategjike’ e Mickoskit me Orbanin!

ME TE LEXUARA

10 orë
Si humbet VMRO DPMNE në labirinthin e kulturës politike?

LEXO MË SHUMË

xhenis sulimani

Si humbet VMRO DPMNE në labirinthin e kulturës politike?

bekim qoku

Dum babën! Dum babën!

Spartak Ngjela

Ngjela ‘shpërthen’ ndaj Ramës: Tradhti kombëtare, nuk e lejon as…!

izet mexhiti

Për BDI-në dhe “suksesin” eurointegrues – retrospektivë e shkurtër

naser pajaziti

Aleanca e shpallur ‘gjeostrategjike’ e Mickoskit me Orbanin!

dijana toska

A po bëhet Maqedonia shtet i “ huaj“ për shqiptarët?

Artan Fuga

Ku shkon o shqiptar?

sunaj-raimi

Kemi ditur ta themlojmë UT-në, dimë ta themelojmë edhe Akademinë e Shkencave Shqiptare

Konvertimet levizja decanit feja

“Ri-shqiptarizimi” serbo-rus i shqiptarve duke i “ri-krishterizuar”

INFO

NA NDIQ