Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka folur për Dekretin qeveritar që mundëson që uniformat policore të jenë edhe në gjuhën shqipe.
Ai në një intervistë për Kanal5 tha se nuk është i befasuar me këtë vendim, ndërsa ka drejtuar gishtin me ironi në adresë të kryeministrit Dimitar Kovaçevski, përcjell INA.
“Kovaçevski mundet edhe në ballë të shkruaj tatuazh në dy gjuhë, tre apo katër, kjo nuk më befason. Unë do të isha befasuar nëse do të sillnin fabrikë të re, të krijonin vende të reja të punës, të kishte rritje ekonomike, të kishte më tepër para. Të mos kishte skandale, kjo do të më kishte befasuar, nëse do të kishin bërë diçka të mirë. Sa autobusë sot i penguan të largohen nga Strumica, Vinica, Tetova dhe Gostivari? Të rinj të cilët largohen nga shteti, kjo mua më intereson, të kemi fabrikë të re e cila hap 500-600 vende të reja të punës”, deklaroi kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.(INA)