“Dekreti për gjuhën shqipe në uniformat policore është një temë politike që shërben si defokus nga krimi dhe grabitja që ka bërë pushteti në Maqedoni”, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve të pyetur për dygjuhësinë e stemave të uniformave policore.
Mickoski theksoi se kjo përveç se është defokus, në asnjë mënyrë nuk do të përmirësojë standardin e qytetarëve të Maqedonisë.
“Nuk do të zvogëlohet numri i autobusëve që nisen nga Maqedonia me të rinj nga Tetova Dibra, Gostivari, Strumica, Vinica, Manastiri dhe është edhe një tentativë për të fshehur plaçkitjen e bërë nga pushteti i përkthyer nga LSDM dhe BDI, duke përçarë popullin. thekson Mickoski.
Ai shtoi se ishte i habitur se sa lehtë këta politikanë në pushtet e shanin dhe nënvlerësonin popullin, duke menduar se në këtë mënyrë do të bënin diçka për t’i mbuluar këto dështime.
“Por unë nuk mendoj kështu, mendoj se qytetarët do të flasin me zë të lartë në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare”, tha Mickoski.