“Shqiponja me dy koka” që “çmend” serbët, kapen me përfaqësuesen e Shqipërisë në Eurovision

Përfundoi nata e parë gjysmëfinale e festivalit të madh evropian të këngës, Eurovision Song Conest, që mbahet në Rotterdam të Holandës, ku marrin pjesë 18 artistë nga 18 shtete të ndryshme.

Por, në këtë event në Rotterdam nuk mungoi “shqiponja”, nga përfaqësuesja shqiptare në eurovision.

Këngëtarja shqiptare, Anxhela Peristeri, që përfaqëson Shqipërinë në ‘Eurovision’ ka bërë simbolin e shqiponjës me duar. E, pikërisht ky veprim i këngëtares shqiptare ka “tronditur” mediat serbe.

Ato këtë veprim të këngëtares së njohur shqiptare e kanë quajtur si një skandal, dhe si një provokim i turpshëm nga ana e përfaqësueses së Shqipërisë.

Image

“Përfaqësuesja e Shqipërisë, Angelia Peristeri dhe bashkëpunëtori i saj dolën para mediave dhe treguan simbolin e ‘Shqipërisë së Madhe’, të ashtuquajturën ‘shqiponja dykrenore’ në mënyrën shqiptare. Ju kujtojmë se Eurovision në parim ndalon promovimin politik në veprimtarinë e saj”, shkruajnë mediet serbe.

Image

Ndryshe, kanali zyrtar i “Eurovizion” në YouTube ka publikuar një pjesë të performancës së Anxhelës gjatë provave, që i ka mahnitur të gjithë.

Përveç talentit në të kënduar, artistja tërhoqi vëmendjen e të gjithëve edhe me look-un që ka zgjedhur.

Kujtojmë se Anxhela Peristeri në “Eurovision 2021”, do të përfaqësojë Shqipërinë me këngën “Karma”.

Image

Image