Shqiprimi Arifi akuzon Kurtin për përçarje, Shaip Kamberi: S’na ka faj kush?!

ina-online
ina-online

17/12/2023

Kryetari në detyrë i Preshevës, Shqiprim Arifi nga lista “Alternativa Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar” votoi në fshatin Tërnavë, nga ku foli për dalje të vogël të shqiptarëve për të votuar.

Arifi tha se kjo ndodh për shkak të përçarjeve mes shqiptarëve në Luginë, ndërsa u shpreh pesimist se shqiptarët do të kenë përfaqësues në Parlamentin e Serbisë. Ai për këtë indirekt akuzoi kryeministrin Albin Kurti që çoi në përçarje.

“Është fatkeqësi që ne e shohim sot, kemi kaluar tani mbi tre orë që janë hapur vendvotimet edhe ajo të cilën edhe e kam paralajmëruar edhe më herët, që shqiptarët qysh në 2022 kanë bojkotuar (zgjedhjet), sepse kemi qenë të përçarë. Po duket qe sivjet edhe një herë më shumë po duket që po bojkotojnë përçarjen tonë të cilën e kemi me dy lista në zgjedhje. Është një fatkeqësi siç po e shihni dhe ju vet nuk ka kurrfarë grumbullimi, kështu është edhe në 38 vendvotimet tjera”, tha Arifi.

Bojkoti, siç tha ai, është “faturë ndaj lidershipit shqiptar”.

Shaip Kamberi i cili i prin Listës “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon”, tashmë ka hedhur votën e tij në zgjedhjet që po mbahen atje.

Ai në një postim në Facebook, u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve të Luginës së Preshevës, që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.

“Ftoj Shqiptarët e Luginës së Preshevës të shfrytëzojnë masovikisht të drejtën e tyre të votës dhe të sigurojnë përfaqësim parlamentar”, ka shkruar Kamberi.

Ndërkaq para mediave ai është shprehur se Kosova e Shqipëria nuk kanë faj që shqiptarët po garojnë në këto zgjedhje me dy lista.

“Të shohim ndoshta moti i ftohtë, dimri, dita e shkurtër çfarë ndikimi mund të ketë. Megjithatë, unë besoj që ne do të arrijmë të kalojmë censusin e nevojshëm për të pasur një mandat….Sot është koha e zgjedhjeve, sot është koha për të motivuar njerëzit, për të mos kërkuar fajtorin. Gjithë ata që marrin pjesë duhet të bindin elektoratin e vet për rëndësinë e pjesëmarrjes dhe t’i ftojë ata të dalin. As Kosova dhe as Shqipëria nuk mund të ketë faj, se edhe Kosova edhe Shqipëria kanë bërë përpjekje, në radhë të parë Kosova që ka nisur këtë proces, për të unifikuar një listë, nuk është arritur dhe tash nuk kemi kohë të vajtojmë sot”, shtoi Kamberi.

Ai u shpreh optimist se do të arrijë të fitojë votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur deputet shqiptar në Parlamentin e Serbisë.

Kamberi theksoi se në politikë nuk ka vend për pesimizëm, ose duhet ta lësh profesionin.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

auto_donald-trump-oval-office1550229304

Gjykata vendosi, Trump mund të mbetet në garë

Manastiri Banjskes zvecan

Rexhaj: Ja kush na kishte paralajmëruar më herët për sulmin në Banjskë

Baza ajrore Kucove

Baza e NATO-s në Kuçovë merr jehonë, Rama paralajmëron edhe bazën detare

UT Universiteti tetoves

VLEN: BDI nxori në rrugë elitën intelektuale shqiptare

Koridori-8-10d

Fati i zi i 10 projekteve kapitale në rajonet shqiptare në Maqedoni

shqiper kosov

Filloi zgjerimi dhe asfaltimi i rrugës që e lidh Kosovën me Shqipërinë

thumbs_b_c_9349a89cefb82dd84330a3a5dea34148

Përurohet baza ajrore e NATO-s në Shqipëri

pompa-benzines-derivatet-naftes

Lirohet çmim i naftës, shtrenjtohet çmimi i benzinës në Maqedoni

partite politike shqiptare VLEN BDI Populli PDSH ASH Sela PDE

Përpos liderëve këto janë emrat e disa kandidatëve për deputetë që po kalkulohen në Nj.6 zgjedhore?!

INFO

NA NDIQ