Shqiprimi si Albini- synon një votë plebishitare për ta mundur politikën e vjetër

Shqiprim Arifi vazhdon të jetë shpresa e vetme për të rinjtë e Luginës së Preshevës. Dyzet e pesë vjeçari i shkolluar për ekonomi në Manhaim të Gjermanisë synon një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët e kësaj treve shqiptare.

Në zgjedhjet e Marsit, partia që drejton ai, “Alternativa për Ndryshim” synon përfundimisht t’i mund dinosaurët politik, apo politikën e vjetër, e cila synon të bashkohet për ta rikthyer keqqeverisjen në këtë komunë.

Në këto rrethana, Shqiprimi në stilin e Albin Kurtit garon me slloganin “Krejt dhe Ndryshe”. Kërkon një mbështetje plebishitare për t’i vazhduar punët e mira që i ka nisur dhe riparimin e dëmeve që janë shkaktuar nga partitë e vjetra me një lidership të stërvjetëruar.

Shqiprimi gjithashtu synon një referendum për ti eliminuar edhe partitë e vogla, të cilat përcajnë votën dhe në fund u nënshtrohen pazareve të ulëta personale dhe për pushtet.

Por, a meriton ai një votë masovike? Punët e bëra për një mandat, me gjithë ndërskamzat dhe barrierat nga politika e vjetër japin një pohim të fortë.

Së pari, ai i ka një dhënë një shkëlqim Komunës së Preshevës, e cila ishte e mbytur në myk, mbeturina dhe kushte tepër të rënda pune.

Pika e tij e fortë është investimi në dije dhe në arsim, fushë ku e gjithë bota moderne dhe perëndimore është duke bërë investime marramendëse, për të krijuar sa më shumë resursve njerëzore. Në fund të fundit ky është edhe një parakush për zhvillimin e secilës shoqëri.

Arifi ka dyfishuar buxhetin e institucioneve publike, arsimore, ku themelues është Komuna e Preshëves, ka bërë renovimin e plotë të shkollave, sigurimin e teskteve shkollore për të gjithë nxënësit shqiptarë dhe shumë investime tjera në këtë drejtim.

Duke ndjekur trendet të shoqërive moderne dhe Shteteve Anëtare të BE-së ai ka rritur vigjilencën dhe për investimet në shëndetësi.

Ka ndërtuar objektin e emergjencës, ka bërë revonimin e ambulancave nëpër Bashkësi Lokale, ka bërë një trajtim të posacëm për mjekët dhe motrat medicinale si dhe ka siguruar kuotat për specializimet e mjekëve preshevarë.

Shqiprimi, nuk mburet, ai e pranon edhe sot se është vetëm një shërbëtor i banorëve të kësaj ane.

Lista e projekteve infrastrukturore është tepër e gjatë, por nuk ka munguar as lobimi në organizatat ndërkombëtare për zgjidhjne e problemeve të cilat janë dukur të pa munduara për politikën e vjetër.

Unifikimi i faktorit politik shqiptar për pjesmarrje në një listë të përbashkët në zgjedhjet parlamentare të shqiptarëve të luginës së Preshevës.

Aktualizimi i problemeve të shqiptarëve të Luginës së Preshevës pranë Kongresit Amerikan, sidomos problemin e pasivizimit të adresave të shqiptarëve.

Lobimi për hapjen e pikës kufitare Miratoc- Llojan ( Vendime tashmë të aprovuara nga të dy Parlamentet), si dhe sigurimi i donacionit nga Mbretëria Norvegjeze për ndërtimin e pikës kufitare. Janë projekte të cilat kanë dëshmuar aftësitë e tij menaxheriale.

Sot ai sërish del para qytetarëve, gjithnjë me synime dhe qëllime të reja. Tani thotë se do të përkushtohet për investime të reja dhe zhvillimin e bizneseve mikro, të vogla dhe të mesme, për ta ndaluar migrimin e të rinjvë, një plagë e rëndë kjo për këto komunë dhe më gjerë.

Tani ai kërkon një referendum, ashtu sikur Albin Kurti, për ta realizuar një ndryshim më rrënjësor deri në zhdukjen e gjurmëve të këqija dhe me pasoja për qytetarët nga politika e vjetër.

Biografia

Shqiprim Arifi nga fshati Tërrnavë në komunën e Preshevës, ka lindur më datë 14.06.1976, në Manhajm të Gjermanisë. Arifi në Gjermani prej vitit 1987 deri vitin 1995, ka mbaruar Shkollën Fillore „Karl-Boch“ ku edhe ka arritur nivelin „Sekundar stufe II“ dhe në drejtimin e logjistikës ka mbaruar Shkollën Ekonomike „Ëirtschaft I“, të cilën me sukses e ka kryer në vitin 1998. Pas kësaj ka filluar të punoj në kompaninë „HAAF“, si udhëheqës i sektorit ndërkombëtar. Prej vitit 2002, ka filluar biznesin personal në fushën e logjistikës. Shumë shpejtë ka hapur edhe degët e kompanisë së tij në Shtutgart, Lajpcing, Hamburg, Bratisllavë dhe Kumanovë. Nga Gjermania është kthyer në vitin 2003, për të jetuar dhe për t`i kontribuar zhvillimit të Preshevës. Në vitin 2016, është zgjedhur për kryetar të komunës së Preshevës. Shqiprim Arifi është i martuar dhe ka tri vajza. (INA)