“Shqiptar i vdekur, shqiptar i mirë”, thirrjet që s’po ndalen në Maqedoni, institucionet po heshtin (VIDEO)

0

Thirrjet antishqiptare nuk kanë të ndalur rrugëve dhe shesheve të Shkupit. Institucionet e shtetit po fshihen prapa këtyre grupimeve tifozësh që po nxisin tensione dhe padurueshmëri, përcjell INA.

“Shqiptar i vdekur, shqiptar i mirë” është thirrja që edhe dje u dëgjua në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit.

Dhjetëra tifoz të rinj maqedonas, përfshirë mosha të ndryshme dje ishin protagonistët e këtyre britmave tmerruese dhe provokuese. Ata këtë akt e bënë duke provokuar në rrugë edhe një kolonë dasmorësh shqiptarë.

Situata provokative për pak mund të eskalonte, pasi që provokatorët nxitën që të reagojnë një grup të rinjsh shqiptarë, përfshirë kalimtarë të rastit, përcjell INA.

Institucionet edhe kësaj radhe po heshtin. Qeveria po heshtë, po heshtin edhe institucionet gjyqësore, duke mos e procesuar rastin.

Video materiali është dëshmi e një provokimi të rëndë me thirrjet që mund të jenë të kobshme.

Shikoni si ''ikin'' komitat nga shqiptarët

Në lagjen Gjorçe Petrov në qytetin e Shkupit, sot disa huliganë maqedonas brohorisnin në kor "Shqiptari i mirë, shqiptari i vdekur", por pastaj kalojnë disa shqiptarë që mernin nuse dhe maqedonasit ja fusin vrapit. Kështu është kur të ze sharra në gozhdë. #shperndajeni ta shohin të gjithë.

Gepostet von Shkupi1 am Samstag, 19. September 2020

Reagime të shumta janë përcjell në rrjetet sociale, ku janë dënuar këto thirrje antishqiptare. Aktivisti i shoqërisë civile, Petrit Saraçini apelon që shteti sa më shpejt të marrë masa kundër huliganizmit.

“Gjorçe Petrov sot për një qime koke shmangi një incident serioz ndëretnik. Ndaj thirrjeve shqiptar i mirë, shqiptar i vdekur nga tifozët në rrugë (jo në stadium), ndaloi tërë kolona e dasmorëve shqiptarë. Masa menjëherë! Jo vetëm policia, por edhe Prokuroria, e cila merrë denoncimet nga policia, por nuk ndërmerr asgjë. Alo, prokurorë!..A pak po ju mjaftojnë paratë, dëshironi edhe gjak?! Mos harroni se lufta në Bosnjë filloi nga dasma!”, shkruan ndër të tjera, Saraçini në profilin e tij në facebook.

Javën e kaluar pati thirrje të ngjajshme nga qindra tifozë “Komitët” e Vardarit që parakaluan në sheshin e Shkupit dhe rrugëve kryesore, duke provokuar dhe tentuar për të nxitur tensione. (INA)