Shqiptarçe!

Picture of Ina Online
Ina Online

10/03/2025

shkruan: Kimete Berisha

1. Donika Gërvalla i dhuroi lule Rifat Jasharit.
Burri i parë i Drenicës që pranoi lule për dhuratë.
Kryesisht burrave shqiptarë, s’u dhurohet kurrgjë, është e panatyrshme, por nëse s’bën pa i dhënë diçka hedije…i
jepja…një…
jo, nuk e di çka, se s’më kanë ndodhur këso rastesh.

2. Vjosa Osmani, i angazhoi zyrtaret e AKI-së t’ia kthejnë shpinat dhe prapa-nicat e tyre kamerës.

– Ato në mënyrë profesionale i kthyen ato nga populli: qëlloja kush jam!
Spiunet kishin nevojë për dietë, si të gjithë, ishin veshur me komplete, ku spikaste ngjyra e jorgovantë…!

3. Vjosa Osmani nesër takohet me shefin e NATO-s….rast i mirë për të hipur mbi tanks për një foto.

4. Lumir Abdixhiku është tërbuar, për t’u ndjerë gjallë, se motiv nuk ka.
Askush nuk i ka faj që e ka bërë LDK-në të tretën.

– Ia kish mbyllur derën Albin Kurtit, pa i trokitur në derë.

– Pra, s’ka pasur çfarë refuzon, se nuk i ka ofruar kush gjë.

– Kryetari i LDK-së që e ka shndërruar partinë në OJQ- në (duke i larguar të gjithë ata që i konsideronte rivalë), po flet thuajse varet prej tij, dhe i ka ardhur dita të lajë lesh, dhe t’i mbështes të gjithë për muri.

– E pse kujton ashtu?

5. Duke lexuar komente të tërbuara të militantëve të LDK-së (dhe të disa politikaneve gra të fshehura pas adresave anonime), m’u kujtua ‘sigurimi i atdheut’..

– LDK e ka pasur njëfarë shërbimi informativ…
e pasi që kurrë s’u mor vesh se çka u bë me të, ndoshta ende është aktiv….!

6. Atmosfera është depresive.

– Sipas statistikave botërore, gjysma e shqiptaarëve janë në depresion, e gjysma tjetër janë të mërzitur, e ka edhe të atillë që për qejfi i gjuhën melankolisë.

– Shqiptarët merren me ushqim të trupit, se truri sinjalizon kur barku është i zbrazur (thonë arabët), por truri nuk sinjalizon kur vet është i zbrazur.

– Nuk merret kush me mërzinë tonë.

7. Sot, në gjendje palumturie e sipër, m’u kujtua Shimpanza Lili nga Shkupi, dhe për një çast i lakmova.

– Një njohëse e depresionit, Maria Wick, e ka pas zbuluar se të gjitha kafshët në trojet shqiptare (Kosovë, Maqedoni, Shqipëri), vdesin nga depresioni!

– Shimpanza Lili nga parku zoologjik i Shkupit (e cila i kuptonte 2000 fjalë anglisht), u sëmurë nga depresioni, dhe në gjendje të rëndë nervore, u dërgua të risocializohet në Holandë!

P.S. Për mua është e panatyrshme që autori dhe lexuesi të komunikojnë mes vete…

– Dhe, autorja t’i sqarohet lexuesit e t’i jap xhevap, për botëkuptimet e veta…aman…
atij lexuesit në depresion…!

– Disa lexues vijnë edhe në zyre të kërkojnë llogari apo të japin komplimente…
Disa të qortojnë në rrugë. Më së shpeshti kur kalpjnë
pranë meje thërtasin ‘Albini’!

-,Është jonormale!

– Prandaj, mos më çoni sms – nuk i lexoj, nuk i kthej, nuk i marr seriozisht.

– E-maila, hiç se hiç.
Një burrë më luste dje në e-mail ‘të lutem më zhblloko’.
– Një grua më luste pardje t’ia zhbllokojë burrin.

– Sidomos tag mos ma bëni, sepse unë jam ajo që e nisi muhabetin, nëse dua.
Nuk varet prej teje.
– Gjithmonë varet prej meje!

TË FUNDIT

Institucionet fasadë po kalben nga brenda

Nga 150.000 denarë ndihmë fillestare për çdo familje të prekur nga tragjedia e Koçanit

Tragjedia e spitalit të Tetovës, si shpëtuan kokat e mëdha?!

Nxiret para gjykate i akuzuari për mashtrim ndaj një gruaje të moshuar për 30.000 euro për një aksident të rremë trafiku

Toshkovski: Kallëzim penal ndaj 34 personave fizikë dhe tre juridikë

Raporti i autopsisë: Të gjitha viktimat e zjarrit në Koçan vdiqën nga asfiksioni

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË