Shqiptares që iku nga Ukraina i ofrohet strehim nga një kosovar në Gjermani

Picture of designer@fetishimedia.ch

28/02/2022

Me të dëgjuar rrëfimin në televizion, kosovari shkoi personalisht në kufirin e Ukrainës me Poloninë për të marrë Nelin dhe Ervinin e vogël.

Shqiptarja Neli Supur nga Ukraina, së bashku me djalin e saj të vogël, pas fillimit të luftës në Ukrainë, vendosi të largohej nga vendi ndërsa burri i saj shkoi në luftë.

Ndërkaq kosovari, Sheip Pacolli, i cili së bashku me familjen jeton në Gjermani, pasi dëgjoi thirrjen e Nelit nga ekrani i Top Channel, shkoi në kufirin e Ukrainës me Poloninë për të marrë Nelin dhe Ervinin e vogël.

Me anë të një postimi në Facebook, Pacolli bën me dije se është takuar me Nelin dhe Ervinin.

“Më në fund u takuam me Nellin. Nelli është e lodhur pak por tash është mirë edhe djali Ervini i vogël është shumë mirë dhe në duar të sigurta. Mos e kontaktoni Nellin sepse telefoni si bën, as interneti. Tani u nisëm nga Medyka Poloni dhe po vazhdojmë për Gjermani”, shkroi ai.

Neli ka veç një lutje, të marrë fund kjo luftë dhe biri i saj të ketë mundësinë të përqafojë të atin. /Tch

TË FUNDIT

Për 22 vite heshtje ligjore, tani ligj për barazi të vërtetë” – Ibrahimi përgjigjet kritikëve

ASH: Propozim-ligji i ri, fasadë që kërcënon barazinë etnike në Maqedoni

Tragjedi në Ferizaj: Humb jetën një fëmijë 4-vjeçar

Evakuohen nga Izraeli 4 shtetas shqiptarë

Qeveria: Mbi 9 miliardë denarë subvencione për bujqit gjatë një viti

Khamenei kërcënon SHBA-në: Armiku ka bërë një krim të madh, duhet të ndëshkohet

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË