93.5% e shqiptarëve për hyrjen e Maqedonisë në BE, ndërsa tek maqedonasit bie përqindja në 43.5%

INA
INA

29/05/2023

Sipas sondazhit të fundit të opinionit publik të kryer nga Instituti për Hulumtime Politike në Shkup për emisionin “Detektor”, 55,8 për qind e qytetarëve do të votonin pozitivisht nëse nesër do të mbahej referendum për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, ndërsa një e katërta e të anketuarve ose 24.8 për qind do të ishin kundër.

Siç njofton Detektor, sipas këtij sondazhi, 93.5 për qind e shqiptarëve etnikë do të votonin për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian dhe vetëm 4.6 për qind kundër. Në mesin e maqedonasve, 43,5 për qind e të anketuarve janë për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në BE, madje 31,5 për qind e të anketuarve janë kundër.

Analiza e tre sondazheve të fundit të realizuara nga emisioni Detektor i TV Sitel në katër vitet e fundit tregon se nga viti 2019 e deri më sot, mbështetja ka rënë ndjeshëm. Nëse në vitin 2019, 67,4 për qind e të anketuarve mbështesnin anëtarësimin në BE, në vitin 2020 numri ra në 65,5 për qind dhe sot është 55,8 për qind.

Nga 17,3 për qind që ishin kundër anëtarësimit në BE në vitin 2019, shifra u rrit në 24,8 për qind sot, që, siç thekson Detektor, do të thotë se çdo i katërti qytetar është kundër anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Përkrahësit më të mëdhenj të anëtarësimit në BE janë të rinjtë dhe kundërshtarët më të mëdhenj janë qytetarët e moshës 30 deri në 40 vjeç.

Rreth 42,1 për qind e të anketuarve janë të mendimit se vendi nuk do të bëhet kurrë pjesë e BE-së, 16,1 për qind presin anëtarësim në 10 vitet e ardhshme, 14,3 për qind në 15 vitet e ardhshme dhe 8,7 për qind presin që ne të anëtarësohemi në vitet e ardhshme. Vetëm 1.7 për qind e të anketuarve janë optimistë se ne do t’i bashkohemi BE-së vitin e ardhshëm.

Anketa e Institutit për Hulumtime Politike në Shkup është bërë përmes telefonit në periudhën prej 2 deri më 6 maj të këtij viti në mostër përfaqësuese prej 1112 të anketuarve. (INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

vanja

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

arben taravari

Taravari: Gostivari është Kala që nuk mposhtet!

bujar osmani

Osmani: Jam thellësisht i nderuar dhe i përulur nga besimi dhe mbështetja juaj

dimit

Taravari me fitore të ngushtë në Gostivar, Dimitrievski fitoi në Kumanovë

osbe odihr

OSBE/ODIHR sot do të shpallë rezultatet fillestare nga monitorimi i zgjedhjeve

IMG_1508

KSHZ publikon rezultatet e 99.85 % të votave, ja si qëndrojnë kandidatët për President

siljanovska davkova pendarovski stevo

Davkova dhe Pendarovski përballen në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut

okb

OKB: Mbi 281 milionë njerëz përballen me urinë akute

moti shiu

Mot me vranësira të ndryshueshme me shi të përkohshëm

INFO

NA NDIQ