Shqiptarët e Amerikës bëhen gati për protestë para OKB-sê

ina-online
ina-online

19/10/2023

Beqir Sina/INA

Të hënën 23 tetor, në Nju Jork, Këshilli i Sigurimit pritet të mbajë konferencën e dytë të vitit për situatën në Kosovë. Përfaqësuesja Speciale dhe shefja e Misionit të Administratës së Përkohshme të OKB-së në Kosovë (UNMIK) Caroline Ziadeh do të informojë mbi zhvillimet e fundit dhe raportin e fundit të Sekretarit të Përgjithshëm. Serbia pritet të marrë pjesë sipas rregullit 37 dhe Kosova sipas rregullit 39 të rregullores së përkohshme të procedurës së Këshillit.

(Neni(Rule) 37 dhe 39 i rregullores së Këshillit të Sigurimit thotë se : Çdo anëtar i Kombeve të Bashkuara që nuk është anëtar i Këshillit të Sigurimit mund të ftohet, si rezultat i një vendimi të Këshillit të Sigurimit, të marrë pjesë, pa votë, në diskutimin e çdo çështjeje të paraqitur para Këshillit të Sigurimit kur Këshilli i Sigurimit konsideron se interesat e atij anëtari preken posaçërisht, ose kur një anëtar sjell një çështje në vëmendje të Këshillit të Sigurimit në përputhje me nenin 35 (1) të Kartës.)

Mark Gjonaj – Kryetar i Këshillit Koordinues i Diasporës Shqiptare në një takimi që mbahet sot në mbrëmje ka ftuar përfaqësuesit e organizatave të komunitetit shqiptaro-amerikan , për tu bërë gati për të mbajtur një demostrat në sheshin e demostratave të shqiptarve Dag Hammarskjöld Plaza(Park · E 47th St, betwen 1t and 2t Avenue) pranë pallatit të Kombeve të Bashkuara kundër vizitës së ardhshme të presidentit serb Aleksander Vuçiq në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e cila mbahet të hënën më 23 tetor.

Siç dihet sheshi Dag Hammarskjöld Plaza(Park · E 47th St, betwen 1t and 2t Avenue) pranë pallatit të Kombeve të Bashkuara në New York, është sheshi mjaft i njohur për shqiptarët e Amerikës, ngaqë aty ka qenë “sheshi i shqiptarve” ku janë mbajtur demostratat më të mëdha dhe më të fuqishme për lirinë e Kosovës, liritë e të drejtat e shqiptarve në Luginën e Preshevës, Çamërinë, shqiptarët e Malit të zi, Maqedonisë dhe kundra Sllobodan Millosheviqit.(imazhe të atyre protestave janë edhe këto foto nga axhensit ndërkombëtare të lajmeve).

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

aksident

Dy shqiptarë në mesin e tri viktimave në aksidentin në Venecia

abrib

Zvicër/Vjedhën gjashtë tonelata abrib – denoncohen dy kosovarë

gjermani

Mbetet mister vrasja e shqiptarit në Gjermani

shqiptari nga italia

Arratiset nga burgu italian “mbreti” i drogës, kush është 34-vjeçari shqiptar…

Gjermani euro

Një nënë nga Ballkani tregon se si kursen 800 euro në muaj në Gjermani

Screenshot_2023-12-06-15-00-06-197_com.facebook.katana-edit

Madhështore! Kjo vajzë nga Kosova shpallet më inteligjentja në Gjermani

Rushit Ajro

Ndërroi jetë një nga veprimtarët e dalluar të komunitetit shqiptar në Çikago

Screenshot_2023-12-05-16-58-38-812_com.facebook.katana-edit

Shqiptarja Eurona Jakupi, dje refugjate, sot policja më e re në Gjermani!

policia-italiane

Arrestohen “skifterët” shqiptarë në Itali, grabitën 17 banesa

INFO

NA NDIQ