Shqiptarët e Maqedonisë janë në shumicë dhe të ‘privilegjuar’ vetëm nëpër burgje!

INA
INA

07/11/2023

Nga Kim Mehmeti

Mediat raportojnë se me ndryshimin e Kodit Penal, do i shpëtojnë burgut shumë kryehajdutë maqedonas dhe ‘asistentë’ të tyre shqiptarë.

Ku ta dish, ngaqë ‘Sashot e Grujot’ nuk e dinë gjuhën shqipe, edhe s’ke ku i vendos nëpër burgjet e mbipopulluar me shqiptarë të Maqedonisë.

Nëpër këto burgje ku thuajse nuk ka maqedonas e ku ‘banorët’ llafosen vetëm shqip, ata nuk do kenë me kë të flasin në gjuhën e tyre maqedonase!

Pastaj mos vallë dikush ka mundur të jetë aq naiv sa të shpresojë se shqiptarët e qeverive maqedonase janë aty për t’i shpëtuar bashkëkombësit e vet të dënuar me burg të përjetshëm nëpër procese të montuar gjyqësorë?!

Jo, ata janë qeveritarë të një shteti ku shqiptari nuk mund të bëhet as hajn pa mbështetjen e kryehajdutëve maqedonas.

Pra ata nuk janë pjesë e qeverisë për ta drejtuar shtetin, por për t’i mbrojtur hajdutët maqedonas dhe për ta sunduar pjesën e vet të hajnisë.

Po, mediat pohojnë se ish-kryeministri i regjimit të dikurshëm VMRO-BDI do i shpëtojë burgut.

Dhe ai këtë e meriton ngaqë edhe pse pas vetes kishte një popull që nuk e tejkalon numrin e prostitutave që kanë metropolet e Evropës, ai ia doli që edhe partitë shqiptare t’i detyrojë ta mbështesin ngritjen e kryqeve dhe përmendoreve të tij antike, edhe atë në kohë kur qytetarët e Maqedonisë e ndërtonin përmendoren e varfërisë dhe mjerimit të vet ekonomik. (Kim Mehmeti)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Kimete-Berisha

Boll më! Jeni çmendur. Flisni për jetën private të të vdekurit, pa e njohur!

bedri1-804x380-1

Ajdari: Cila është lidhja mes vrasjes së Vanjës dhe vrasjes te Liqeni i Smilkovës?

Zekerija Idrizi

Çohu dhe rebelohu SHQIPTARISHT!

atanas kostovski

Një shqiptar më bëri maqedonas krenar

amina nuraj

Një grua nga Sanxhaku vlen më shumë se një mijë burra në Ballkan

muhamer pajaziti

Arsimtar, e kemi marrë vizën për Gjermani

crispi

“Mbani sytë nga Shqipëria”, si e mbrojti Shqipërinë, arbëreshi në krye të Italisë

Lutfi Dervishi

Falimentimi i fjalës

refugjate-emigrante

Pse emigrimi është kthyer sërish në një problem të madh?

INFO

NA NDIQ