Shqiptarët e Novi Pazarit, klub që Arkani e kishte halë në sy!

Në periudhat e viteve të 90-ta, futbolli u zhyt në situata të thella dhe madje Serbia okupoi stadiumet dhe objektet sportive dhe gjithçka që kishte shqiptare në Republikën e Kosovës.

Në fakt, edhe atë periudhë ka qenë një klub, si Novi Pazari nga Sanxhaku, që kishte shqiptarë por shumica ishin boshnjakë, por qe ishte halë sy nga Serbia dhe nga krimineli Zheljko Razhnjatoviç –Arkan (atëkohë kryetar i KF Prishtinës famtome) , madje në vitin 1993, ky i fundit kishte shkaktuar trazira në stadiumin e Novi Pazarit, por që nuk kishte shpëtuar edhe aq lehtë nga vendasit.  Në klubin e Novi Pazarit, në fillim të viteve të 90-ta luajtën edhe shqiptarët Shefqet Kurti, që konsiderohej nga mbrojtësi më të mirë dhe Sadik Rrahmani, një sulmues i spikatur.

Në këmbë trajner: Kaliçanin, lojtarët: Ugljanin, Prtinac, Shefqet Kurti, Nailoviç, Huseinoviç, Gluhoviçanin, Boguçanin, Gusinac dhe ulur: Sadik Rrahmani, Sejdoviç, Bajramoviç, Purkoviç dhe Ramoviç.